E shtunë, 10 Gusht 2013
Qytetarët e Bangladeshit janë ngjeshur në trena dhe mbi ta në kryeqytetin Daka, për të mbërritur në shtëpitë e tyre në ditën e Bajramit, që feston fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nuk duket e besueshme, por poshtë njerëzve në këtë foto është një tren që pret nisjen. Transporti hekurudhor është ndër më popullorët në Bangladesh, transmeton Panorama.
Në Bangladesh, për tri ditët e festës së Bajramit të gjithë janë në pushim. Festa, përveç lutjeve speciale, përfshin edhe veshjet e rrobave të reja, ushqim të mirë dhe dhënien e dhuratave.
Etiketa: Bangladesh