Qytetarët e Gjakovës sot do të protestojnë kundër deklaratës së Ministrit Jabllanoviq


E shtunë, 10 Janar 2015

Gjakovë – Qytetarët e Komunës së Gjakovës sot në orën 14:00 do të protestojnë kundër deklaratës së Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, ku protestuesit e 6 janarit i quajti egërsira.

Mimoza Shala, organizatore e kësaj proteste, invalide e luftës si dhe asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës, ka treguar për KosovaPress-in, se prej orës 14:00 do të protestojnë te parku i qytetit në këtë Komunë. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë ndaj ofendimit që Jabllanoviqi u bëri qytetarëve të kësaj komune.

“Protesta do të jetë e qetë, ne do të kërkojmë që të reagojë Qeveria e Kosovës ndaj deklaratës së Ministrit i cili u shpreh ashtu. I ka ofenduar protestuesit ku në mënyrë paqësore kanë protestuar”, tha ajo nëpërmjet telefonit.

Shala ka treguar se thirrjes për protestë deri më tash ju kanë përgjigjur shumë ish-luftëtarë të Komunës së Gjakovës, studentë si dhe shoqëria civile.

Etiketa: ,
Të fundit