Qytetarët e Kosovës kanë mbi 200 mijë armë pa leje në duart e tyre


E enjte, 20 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Ka nisur fushata për legalizimin e armëve. Mbi 200 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve, ndërsa kjo fushatë kërkon që armët që nuk mund të legalizohen, të dorëzohen. Fushata ka filluar me 17 dhjetor, dhe zgjat gjashtë muaj.

“Me Letra” është thirrja që ka nisur fushata për legalizimin e armëve në gjithë territorin e Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova lanson një fushat të tillë dorëzimin e armëve, ilegale.

Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, Izmi Zeka, përpjekjen për kontrollin e armëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e vlerësoi si të duhur.

“Përkundër progresit, keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre i paligjshëm mbesin një shqetësim për sigurinë publike në republikën e Kosovës dhe rajonin tonë, pasi armët ushqejnë krimin e organizuar dhe terrorizmin global”, tha Izmi Zeka.

Etiketa: , ,
Të fundit