Rama: Berisha edhe ato të mira që bëri u ra me shkelm


E hënë, 6 Janar 2014

Pas katër thuajse muajsh në postin e Kryeministrit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën MAPO, ku flet jo vetëm për platformat e drejtimit të qeverisë.

Rama komenton edhe personazhe të njohur të skenës, partnerë, miq apo kundërshtarë të tij.

Ai ndalet te Ben Blushi e Ilir Meta, Sali Berisha e Koço Kokëdhima, Arben Imami e të tjerë, duke interpretuar dhe komentuar raporte dhe individë që vijnë te publiku përmes përshtypjesh që herë janë të vërteta e herë mite urbane.

Kryeministri rrëfen ndjesitë e tij edhe për një varg të Kadaresë për të në një poemë për Tiranën, të shkruar para disa vitesh. E konsideron si vlerësim, njëfarë sinjali nga larg për punët e bëra prej tij.

Nuk e di si dhe nga, por prodhuat një eulogji të ndjerë e të papritur për Sokol Olldashin…

Shkruajta të vërtetën time, siç e kisha brenda në ato momente, kur krejt papritur ndjeva sikur më kishte humbur një njeri që e njihja dhe e çmoja për sa kam shkruar, paçka se nuk e kisha takuar kurrë!

Ben Blushi duket sikur po shkruan një libër tjetër, aq i heshtur është…pse nuk e angazhuat?

Asnjë arsye që lidhet personalisht me të apo me të tjera figura të spikatura të PS-së, thjesht ndërtuam një skuadër që mendoja se është skuadra e duhur për të qeverisur me cilësinë e duhur, dhe fatmirësisht, 100 ditët e para e provuan plotësisht vlerën shumë pozitive të kësaj skuadre.

Po Gjinushin, Milon e të tjerë që i keni lënë pas dere? A nuk trembeni se në fushata të tjera politikanët do të jenë skeptikë ndaj ‘besës’ suaj?

Askush s’është lënë pas dere dhe për më tepër dy personalitete të historisë të së majtës shqiptare si profesorët e nderuar Gjinushi e Milo, për të cilët vlerësimi dhe mirënjohja jonë, si edhe e imja personalisht, do të jetë gjithnjë e veçantë.

E dimë se, sipas jush, Berisha ka bërë shumë të këqija, çfarë ka bërë mirë ai?

Ka bërë mirë jo një, po disa gjëra në vitin e parë të herës së tij të dytë në krye të vendit, por edhe atyre u ra me shqelm si lopa kovës së qumështit të vet.

Etiketa: , ,
Të fundit