Rama mori pjesë në konferencë në ,,George Marshall’’


E premte, 24 Korrik 2015

ramma

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant, Rrahman Rama mori pjesë në Konferencën për siguri në qendrën ,,George Marshall’’.

Ai ishte pjesë në punimet e Konferencës së dytë për siguri të Evropës të organizuar nga Komanda Evropiane e ShBA-ve për Evropë(EUCOM), që u mbajt në qendrën ,,George Marshall’’ , në Garmisch të Republikës Federale Gjermane.

Konferenca për siguri kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të shteteve partneresi dhe çështjet e tanishme dhe të ardhshme të mbrojtjes për tu përballur me kërcënimet bashkohore të sigursë.

Gjithashtu, synim i konferencës ishte edhe avancimi i marëdhënieve dhe ngritja e bashkëpunimit mes partnerëve evropian dhe ShBA-së në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta të sigurisë.

Në këtë konferencë morën pjesë shefat e Mbrojtjes të ushtrive të shteteve të Evropes oficer të lartë të EUCOM si dhe komandantët e gardës kombëtare të SHBA-së.

Në këtë konferencë së bashku me general Ramën ishin edhe kolonel Ilir Qeriqi, shef i Departmentit për Bashkepunim Ndërkombëtarë dhe Siguris si dhe kolonel Bashkim Shillova, shef i Departmentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në Komandën e Forcave Tokësore të cilë vitin e kaluar kanë diplomuar në Kolegjin e Luftës në ShBA.

Të fundit