Rama: Opozita pa ekuilibër, nuk do ta presim


E hënë, 1 Shtator 2014

Tiranë – Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Nishani, se me kthimin e 5 ligjeve ka goditur prioritetet kombëtare.

Duke folur në sesionin e ri për këtë sezon, Rama tha se këto dekrete nuk janë partiake, por një domososhmëri qytetare. Po ashtu, Rama tha se qeveria “nuk ka kohë për të humbur në debate me Presidentin”, i cili vijon të sulmojë punën e qeverisë, duke injoruar aksionet e Policisë së Shtetit.

“Arsyeja pse ne sot jemi këtu për të zbrapsur dekretet e Presidentit, jo vetëm t’i sjellim në vëmendje opinionit se praktikisht Presidenti nuk ka goditut disa ligje, por ka goditur disa prioritete kombëtare. Reforma në drejtësi është prioritet kombëtar dhe jo partiak. Prioritet kombëtar i përcaktuar çdo ditë, përveçse me zgjedhjet që përcaktuan këtë shumicë nga mijëra qytetarët që përplasen dëshpërimisht në dyert e një sistemi të kalbur dhe po ashtu nga plot qytetarë çdo vit nënvizojnë para nesh që ky sistem të kalojë në një sistem rrënjësor” tha Rama.

Duke folur për opozitën, e cila nuk ishte e pranishme në sallë, Rama e quajti atë të paekuilibruar. “Opozita është pa ekuilibër dhe ne nuk do ta presim”, tha Rama./shekulli/

Etiketa: , ,
Të fundit