Rama: Pa Rugovën Kosova nuk do të bëhej realitet


E premte, 13 Shtator 2013

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, megjithatë ai nuk ka bërë asnjë koment për të sqaruar përse nuk e ka përmendur presidentin Ibrahim Rugova në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai u pa i emocionuar dhe nuk komentoi në lidhje me ato që ka reaguar LDK-ja.

“Nuk do injoroj të bëjë komente të tilla”, tha ai, transmeton KP.

Sipas kryeministrit Rama, Rugova dhe shumë të tjerë kanë dhënë gjithçka për Kosovën.

“Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik. Lavdi pirjet kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re”, ka thënë ai.

Këto homazhe Rama i ka bërë në vizitën e parë të tij në Kosovë, dy ditë pasi që mori postin e kreut të Qeverisë së Shqipërisë.

Etiketa: ,
Të fundit