E mërkurë, 9 Shtator 2015
Tiranë – Inspektorët që ushtrojnë veprimtari në zona informale do të ndëshkohen me ndjekje penale. Kryeministri Rama e bëri paralajmërimin nga një takim me grupet e interesit, ku diskutoi për informalitetin në shëndetësi.
Gjithashtu, Kreu i qeverisë njoftoi se, në paketën ligjore, e cila pritet të miratohet së shpejti në Parlament, parashikohet heqje lirie për “skllavopronarët”, pra ata që punësojnë në të zezë. Duke kërkuar bashkëpunimin për formalizimin e të gjitha institucioneve shëndetësore, Rama shprehu bindjen se ky aksion do të forcojë rendin ligjor në ekonomi.
Etiketa: Edi Rama, Shqipëri