Rama: Prekazi, frymëzim dhe motiv për rilindje


E premte, 13 Shtator 2013

Në kuadër të vizitës së tij të parë në Kosovës, si kryeministër I Shqipërisë, kryeministri i ri shqiptar, Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka dhe disa nga ministrat e tij, ka vizituar Prekazin.

Kryeministrin shqiptar nuk e shoqëronte askush nga Qeveria e Kosovës, ndërsa më të zbritur në Prekaz, kryeministri Rama është pritur nga Murat Jashari, e pastaj bashkërisht kanë bërë homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të dëshmorëve të tjerë në kompleksin e varrezave dëshmorëve. Murat Jashari e njoftoi kryeministrin Edi Rama për luftën e lavdishme të Jasharëve, e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Rama dhe shoqëruesit e tij, si dhe Murat Jashari, kanë qendruar pastaj për pak kohë edhe në ambijentet e kullës dhe të shtëpisë së pamposhtur, ndërsa më pas mysafirët e lartë nga Shqipëria janë pritur edhe në kullën e Jasharëve, nga burrat e familjes emblematike.

Murati e ka falëndëruar kryeministrin Edi Rama për vizitën, ndërsa ky I fundit theksoi kontributin e papërseritshëm të familjes Jashari, në veçanti të ikonës së luftës së UÇK dhe të të gjithë dëshmorëve për çlirimin e Kosovës.

Ndërkaq, Murat Jashari, theksoi rëndësinë e vizitës së Edi Ramës në Prekaz dhe në familjen Jashari. “Ishte një vizitë e rëndësishme për mua personalisht dhe gjithë familjen, dhe është vazhdimësi që shteti shqiptar edhe në dekada të mëherëshme ka frymëzuar patriotët e kësaj pjese por edhe pas gjithë kësaj sakrifice që u bë, shteti shqiptar dhe udhëheqësit e atij vendi falënderojnë dhe respektojnë sakrificën e shqiptarëve të Kosovës që dhanë gjithçka nga vetja prë të arritur te liria.

Leave a Reply

Të fundit