E mërkurë, 6 Nëntor 2013
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Gruevski ka deklaruar se, i duhet dhënë fund dhunës ndëretnike në Maqedoni.
“Ndjekim me shqetësim kur shfaqet intolerancë dhe dhunë ndëretnike, kemi bërë thirrje të vazhdueshme për maturi dhe vetëdije se suksesi i përbashkët është mbarëvajtja e marrëdhënieve ndëretnike”, është shprehur Rama.
“Bashkarisht do ndërtojmë të ardhmen. Shqiptarët janë pjesë shtetformues në Republikën e Maqedonisë. Të interesuar të implementohet marrëveshja e Ohrit. 2014-a, viti i parë, vigjiljen e të cilit e presim në paqe. Kjo fale marrëveshjes Kosovë -Serbi. E ardhmja e rajonit në BE. Rajoni mundësi të shfrytëzojë paqen si hapësirë për zhvillim.” Shekulli
Etiketa: Edi Rama, Gruevski, Maqedonia, Shqipëria, Shqiptarët