E mërkurë, 27 Qershor 2018
Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot vizitën e mundshme të presidentit francez Emanuel Macron në vjeshtë të këtij viti.
“Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një president francez.
Jam i bindur që pasi ta shikojë me sytë e vet këtë vend, lidhja jonë do të bëhet më e fortë”, u shpreh Rama gjatë takimit të pasdites me ministrat dhe deputetët e PS-së, shkruan Lapsi.
Etiketa: Aktuale, Edi Rama, Emmanuel Macron, Franca, Shqipëria