Rama, Vuçiq dhe Zaev darkë jo zyrtare në Elbasan


E hënë, 20 Dhjetor 2021

ELBASAN – Ndërkohë që në Tiranë mbahej protestë kundër iniciativës ‘Open Balkan’ dhe vizitës Aleksandër Vuçiq në Shqipëri, Rama po zhvillonte një takim në Elbasan me Vuçiq dhe Zaev.

Kryeministri i Shqipërisë dhe dy liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar në një darkë jo zyrtare pritshmërinë për ‘Open Balkan’.

“Diskutime të rëndësishme se si të vazhdojmë progresin, lidhjet dhe bashkëpunimin e shpejtë dhe të fortë”, shprehet Vuçiq.

Rama,Vuçiq dhe Zaev para darkës në një restorant në periferi të Elbasanit shihen të ulur përballë një tryeze mbi të cilën qëndron një tavolinë shahu.

Përveç tre liderëve të vendeve që deri tani janë bërë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’ në takim ka marrë pjesë dhe Dimitar Kovaçevski që pritet të jetë pasardhësi i Zeav si kryeministër i RMV dhe LSD.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” u krijua më 2019 nga Rama, Vuçiq dhe Zaev.

Të fundit