Ramadan Polluzha u varros me nderime ushtarake


E shtunë, 19 Mars 2016

1

Është varrosur në Polluzhë, Ramadan Polluzha, djali i fundit i heroit Shaban Polluzha. Ramadani ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare.


Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Polluzhë me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Drenicës. Pjesëmarrësit që erdhën nga Sanxhaku i Novi Pazarit për ta nderuar familjen dhe të ndjerin e kanë bërë varrimin edhe më madhështor.

Në mbledhjen komemorative të mbajtur në oborrin e shkollës, e cila mban emrin e heroit Shaban Polluzha, para të pranishmëve folën udhëheqësit komunal dhe personalitete shkencore e akademike nga Kosova dhe Shqipëria.

Fjala lamtumirëse e Sulejman Uglaninit liderit të Sanxhakut i cili i priu delegacionit prej 30 anëtarëve, ngjalli emocione të papërshkrueshme. Në mes të tjerash Uglanin tha: “Kemi ardhur sot te vllaznit tanë, këtu në Drenicë, në emën të popullit të Sanxhakut, te familja e Shaban Polluzhës, te familja e atij burri i cili me ushtrinë e vet erdhi që ta mbronte popullin tonë nga shfarosja çetnike. Ne ia kemi borxh kësaj familje falënderimin për kontributin të cilin e ka dhënë mixha Shaban, i cili flijoi edhe familjen e tij për ta shpëtuar popullin tonë nga shfarosja. Një delegacion i yni dhe të rinjtë tanë patën fatin që axhen Ramdan ta vizitojnë para dhjetë ditëve sa ishte ende gjallë dhe ky fakt na benë të lumtur dhe krenar.

2

Sot jemi këtu ta nderojmë për herë të fundit dhe Zoti ju lasht shnosh’. Në fund të fjalimit Uglanin shtoi:”Me këtë rast dua të shpresoj se ardhja e jonë sot këtu do ti shërbej ngritjes së përafrimit dhe vazhdimit të bashkëpunimit tone vëllazërore, si dikur kur ishim në kohërat më të vështira”.

Në moshën 17 vjeçare Ramadan Polluzha i ishte bashkangjitur babait të tij, Shabanit, në Brigadën e Drenicës, në të cilën ai ishte komandat deri në rënien e tij më 22 shkurt të vitit 1945. Ramadani e mbajti amanetin që ia kishte dhënë e babës dhe nuk lejoi që kufoma të binte në duart e armikut. Ramadani ka qenë njëri nga 4 djemtë dhe 7 vajzat e Shaban Polluzhës.

3

Leave a Reply

Të fundit