Ramush Haradinaj merr titullin “Qytetar Nderi” i Shëngjinit


E hënë, 19 Gusht 2013

Shëngjin, 19 gusht – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Shëngjinit.

Mësohet se ky titull i është dorëzuar Haradinajt nga kryetari i komunës Salvador Kaçaj.

Teksa ka marrë çmimin, Haradinaj e ka cilësuar një nder që i bëhet nga komuna e Shëngjinit, shton BW.

“Falënderoj komunën për nderin që më bëhet”, tha Haradinaj, teksa shtoi se, “kryetari juaj është dhe ‘qytetar nderi’ i Gjakovës”. Koha

Të fundit