Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Raportet me Malin e Zi i kemi të shkëlqyera, reagimi ishte i ngutshëm

Prizren Post | 18:08 - 30.06.2016

Prishtine – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, respektivisht ambasada e saj në Podgoricë ka pranuar një notë proteste përkitazi me sjelljen siç pretendohet “provokuese” në kufirin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ditë më parë.

“Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella”, thuhet në njoftimin për media.

Ministria e Punëve të Jashtme e siguron Malin e Zi se Kosova do të vazhdoi të kultivoj raporte të shkëlqyeshme dhe raste të tilla nuk i cenojnë këto marrëdhënie. Gjithçka do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur./Telegrafi/


Arivisti Company