E shtunë, 16 Maj 2015
Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SULM
Prishtinë 14.05.2015-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi që i njëjti kishte lënduar vetveten. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
Lipjan 15.05.2015-13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti dyshohet se nga rezervuarët e ujësjellësit ka vjedhur një kabllo të rrymës në gjatësi rreth 20m. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Prishtinë 15.05.2015-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka fyer si dhe ka kërcënuar Zyrtarin Policor gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Llapnasell, magjistrale Prishtinë-Ferizaj 15.05.2015-21:00. Vozitësi mashkull K/Shqiptar duke lëvizur me veturën e tij, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit dhe gjashtë pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
MARRJE ME PROSTITUCION
Gjilan 15.05.2015-18:20. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprën penale te marrjes me prostitucion. Të dyshuarit janë dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatë dhe pas shqiptimit të dënimeve nga ana e gjykatës të njëjtit janë liruar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Mustafë Koka, Viti 15.05.2015-07:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 15.05.2015-09:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë me forcë duke thyer derën e një lokali dhe ka vjedhur dy monitor dhe dy shtëpiza të kompjuterit . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Shtërpcë 15.05.2015-11:10. Raportohet se në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Serb janë konfiskuar dy pushkë gjuetie me 9 copë fishekë, për të cilat i njëjti nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Hani i Elezit 15.05.2015-13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë:
ORGANIZIM DHE PJESMAMRRJE NË GRUP TERORIST
Prizren (NN) 11.08.2014. Në lidhje me rastin raportohet se pas një pune hetimore, me 15.05.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull Boshnjak dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh .Sredska Prizren 15.05.2015-23:10. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar ka shtëne me arme zjarrit në ajër. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një AK-47 me 15 fishek .Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për tu raportuar.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE
Pejë 14.05.2015-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra K/Shqiptare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti. Njëra nga të dyshuarat po ashtu ka dëmtuar një veturë dhe disa pajisje tjera në shtëpi. Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Sh.M.L. Enver Hadri, Pejë 15.05.2015-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Deçan 15.05.2015-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë një kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike, një revole me gaz dhe një karikator. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Deçan 15.05.2015-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i njëjti nuk posedonte leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për tu raportuar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
Nuk raportohet për ndonjë rast kriminal.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për tu raportuar.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Hamëz Jashari Mitrovicë 15.05.2015-20:40.Raportohet se është arrestuar një mashkull k/Shqiptar pasi që i njëjti ka shtëne me armë zjarrit në ajër. Policia nga i dyshuari ka gjet dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe një revole të llojit TT.I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Skenderaj 15.05.2015-12:05. Raportohet se ngasësi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar autobusin, nga pakujdesia ka goditur një femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar.
Raport shtesë:
SHKELJE E URDHËRIT PËR MBROJTJE
Vushtrri 13.05.2015-18:38. Në lidhje me rastin raportohet se me 15.05.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe në bazë të aktvendimit të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Zubin Potok 15.05.2015-03:15. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri tri vetura të cilat ishin të parkuara afër njëra tjetrës. Njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke marrë me rast.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për tu raportuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MALLRA
Bërnjak 15.05.2015-21:00. Raportohet se është ndaluar një kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e duhanit të grirë. Me vendim të prokurorit malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore.
Raport shtesë:
KRIM I ORGANIZUAR-KONTRABANDIM ME MIGRANT
Prizren(NN)20.05.2013-08:30. Në lidhje me rastin raportohet se me 15.05.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 005
Aksidente pa të lënduar 021
Tiketa trafiku të shqiptuara 872
Arrestime 016
Në mbajtje 010