E martë, 7 Korrik 2015
Bruksel – Zyra BE- së në Kosovë ka filluar një takim konsultues me organizatat e Shoqërisë Civile për Raportin e Progresit të vendit 2015 dhe takimin plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit DPSA.
Këto konsultime po bëhen një ditë para takimit plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit me Qeverinë e Kosovës.
Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, këto konsultime me organizata kanë për qëllim që të diskutojnë progresin e arritur deri më tash, hapat e rëndësishëm të ardhshëm dhe identifikimi i prioriteteve kryesore të Kosovës nga pikëpamja e Raportit të ardhshëm të Progresit dhe takimit plenar të DPSA-së.
Diskutimet do të organizohen në pesë panele tematike (grupe të ndara sipas temave) mbi klimën e punës për OShC-të në Kosovë, situatën ekonomike, funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, për raportin e progresit do të flitet sot edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët raportim i përfaqësuesve të ministri së së Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës dhe Tregtisë dhe Industrisë lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit./rtk/
Etiketa: Bashkimi Europian, Kosova, msa