E mërkurë, 2 Gusht 2017
Një raporti i ri, i hartuar nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, pretendon se diktatori koreano-verior Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e 340 njerëzve
Raporti thotë se Kim përdor ekzekutimet për të shtrënguar më fort pushtetin, shkruan “The Independent”.
Nga personat e ekzekutuar, 140 ishin zyrtarë të lartë në qeveri, ushtri dhe Partinë e Punëtorëve. Ekspertët thonë se Kim shfaq një nivel të lart brutaliteti. Për shembull Ministria e Mbrojtjes është spastruar 5 herë në 5 vjet, ndërsa babai i tij e bëri 3 herë në 17 vjet dhe dy prej këtyre herëve, ministrat ndërruan jetë nga mosha.
Në fillim të këtij viti, diktatori r ekzekutoi ministrin e Arsimit, Kim Yong Jin, pasi nuk ishte sjellë mire gjatë seancës së parlamentit.
Ndërsa në maj 2015, ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong Chol, u ekzekutua me armë antiajrore para një publiku, mes të cilit edhe familja e tij.
Ekspertët thonë e Kim Jong Un është i dëshpëruar të tregojë se mund të jetë një lider i madh dhe për ta bëtë këtë, duhet të tregojë me forcë dhe mes ndihmësve të tij se shefi është ai
Etiketa: ekzekutime, Kim Jong Un, Korea Veriore