Rashica, futobllisti më i shtrenjtë i Kosovës


E diel, 5 Janar 2020

Kombëtarja e Kosovës e ka dëshmuar se është një ndër skuadrat më profesionale në Ballkan.

“Dardanët” për pak sa nuk arritën të kualifikohen në Euro 2020 përmes grupeve, shkruan Klan Kosova.

Por, atyre ende nuk u janë shuar shpresat sepse ka shumë gjasë që të arrijnë atje përmes Ligës së Kombeve.

I gjithë ky sukses nuk do të arrihej pa futbollistët e shkëlqyer që po korrin suksese të mëdha edhe jashtë vendit.

Se këtë futbollistë vlerësohen jashtëzakonisht mirë, tregojnë çmimet e tyre:

1. Milot Rashica – 35 milionë euro
2. Vedat Muriqi – 12 milionë euro
3. Florent Hadergjonaj – 7 milionë euro
4. Amir Rrahmani – 6 milionë euro
5. Arber Zeneli – 5 milionë euro
6. Bersant Celina – 5 milionë euro
7. Valon Berisha – 5 milionë euro
8. Idriz Voca – 4 milionë euro

Etiketa: , , , , , , , ,
Të fundit