Rasti i së moshuarës, ndalohet personi i tretë, policia merr autorizim për intervistimin e stafit dhe pacientëve


E mërkurë, 2 Nëntor 2022

PEJË – Pas qarkullimi të një video-incizimi, ku shihet derisa keqtrajtohet mizorisht një grua e moshuar në nj qendër për të moshuar në Pejë, policia dhe prokuroria e kanë filluar punën menjëherë për t’u marrë me rastin.

Fillimisht, u arrestuar vajza e cila shihej duke përdorur dhunë fizike ndaj gruas, si dhe si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Pos këtyre dy personave, është ndaluar edhe personi i tretë për incizim të paautorizuar.

Policia e Kosovës, është autorizuar që ta intervistojë të gjithë personelin e Qendrës për të Moshuar ku ka ndodhur rasti dhe po ashtu të gjithë pacientët e kësaj qendre.

Etiketa: , , , ,
Të fundit