Reagim ndaj Sadri Ramabajës dhe dilemave të “Islamit politik” [Pjesa e parë]


E enjte, 6 Korrik 2017

Autor: Gen KELMENDI

Ky shkrim është reagim ndaj deklaratave të Sadri Ramabajes në lidhje me hipotezat që ai ngritë për atë që ai e quan “islam politik”, dhe gjithashtu shkrimi i’u referohet atyre që bashkmendojnë me orientimet dhe qendrimet e Ramabajes.

NË VEND TË PROLOGUT

Ndonjëherë, përball njerëzve të vegjël kur ata vërsulen pamendësisht, reagimi më i mirë është injorimi i tyre. Fenomeni ‘Sadri Ramabaja’ që mori përmasa të mëdha mediatike, është produkt i reagimeve të ngutshme të disa individëve, të cilët i’u vërsulën më pas atij pasi ishin ndjerë të ofenduar nga një shkrim i tij. Sikur t’a injoronin zërin e tij, kush do t’a dinte se ai ekziston?! Ai fitoj vëmendjen falë reagimeve të të tjerëve, përderisa deri në atë kohë ishte një zë në periferi të botës që askush nuk dëgjonte për sindromin Ramabaja. Pasi ishte aq i panjohur për këtë botë aq të vogël të vendit tonë, ai përdori strategjinë e Arbana Zharrës dhe disa të tjerëve për të fituar vëmendjen: kritiko që të bëhesh i njohur.

Kështu, pasi u shkaktua gjithë kjo rëmujë dhe e medializua aq shumë kjo çështje, atëherë dëshiroj t’i them edhe unë disa fjalë dhe t’i qasem këtij problemi në një mënyrë më akademike.

Pasi Ramabaja doli nga hiqi, është e vështirë të flasim për personalitetin dhe jetën e tij pa e njohur, mirëpo do të komentoj vetëm mbi shkrimin-postimin e tij në rrjetin social dhe deklaratat e tija të thëna në emisionin “Info Magazine” të TV Klan Kosovës.

DILEMAT MES LIRISË SË SHPREHJES DHE NXITJES SË URREJTJES

Çështja e religjionit u aktualizua sërish në diskursin publik e mediatik. Ajo mori përmasa të mëdha sa në të u përfshinë krerë të subjekteve politike, akademik, profesor, publicistë dhe si çdo herë injorantë. E gjitha filloj me një shkrim-postim të kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i cili në profilin e tij në rrejtin social komentoj mbi një iftar të shtruar në sheshin e Kamenicës, shkrim i cili nga shumica u konsiderua si ofendues dhe nxitës i urrejtjes fetare, dhe një grup tjetër që konsideronin se shkrimi i tillë ishte liri e shprehjes!

Të komentosh me ironizëm mbi një darkë-iftar të një grupi besimtarësh përderisa ata përmes saj konsiderojnë se po kreyjnë një rit shpirtërorë-fetarë (agjerimin) është paturpsishtë ofendim në vete. Pastaj, të njejtëve që në mënyrë paqësore kanë dalur në shesh për të ngrënë darkë-iftar, me të drejtat të cilat u garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin mbi tubimet publike, të i’u drejtohesh atyre me termin “haxhiqamilësh” për t’i identifikuar-konsideruar ata si të njejtë me të ashtuquajturin antikombtarin Haxhi Qamilin, veprimtarin shqiptarë që udhëhoqi kryengritjen kundër pavarsisë së Shqipërisë dhe që insistonte në qëndrimin e Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane, – është marrëzisht një gjuhë e ulët që provokon dhunë dhe nxitje të urrejtjes.

T’IA KAPËSH FAQEN VETËS

Ramabaja është personaliteti i vetëm që e konsideron dhe e shpallë vetëvetën “intelektual” – ku në një emision njëzetëminutësh më shumë se dy-tri herë thoshte “unë jamë intelektual”! Kësaj i thonë t’i bësh “like” vetës!

SI I OFENDOJ RAMABAJA RILINDASIT SHQIPTARË

Në një rast, intelektuali i vetëshpallur, Sadri Ramabaja, tha: “Unë jam intelektual dhe religjionin e marr si qështje të dorës së tretë, katërt apo edhe më poshtë”!
Të bësh dallimin mes besimit fetarë dhe intelektualizmit si vetëdije e lartë emancipuese, duke pretenduar se nuk mund të jesh në të njejtën kohë intelektual dhe fetarë, është teori markiste-komuniste, e vërtetuar si e dështuar.

Çfarë do të thoshte për këtë mizori komuniste shkrimtari i madh rus Leo Tolstoi, i cili nuk pranoj të vdiste ndryshe pos me rite fetare, ngase religjionin e kishte pasuri shpirtërore e artistike, sa që edhe i’a kushtoj disa libra qështjes së religjionit dhe besimit, duke e konsideruar atë akt të lartë emancipues!

Çfarë do të thoshte për këtë sindromë marksiste, filozofi i madh Platoni, që besonte në Zot dhe konsideronte se besimi nuk bie në kundërthenie me vetëdijën e arsyeshme njerëzore, pra me intelektualizmin e Sadri Ramabajes!

Si do të ndjeheshin të ofenduar rilindasit shqipëtarë, që nga Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Ymer Prizreni, vllëzërit Frashëri, e shumë të tjerë, të cilët ishin frymë e emancipimit politik, historik e kulurorë shqipërarë, dhe që në të njejtën kohë religjionin e kishinë sistem të jetës së tyre shpirtërore! Si do të ofendoheshin ata nga kjo marëzi, nëse do u thoshte dikush se për një intelektual religjioni është i dorës së fundit!

Dhe shumë shembuj të tjerë të kësaj natyre, që historia njerëzore është e dominuar me raste të tilla të figurave të shquara intelektuale që njëkohësisht besimin fetarë e kishin pjesë të pandashme të identitetit të tyre – por që po kursej hapsirën e shkrimit ngase për t’i sjellur gjithë shembujt e tillë do të duhej një libër i tërë për të shkruar.

TËRBIMI I RAMABAJAES NGA RRITJA E FRYMËS FETARE NË NJË SHOQËRI DEMOKRATIKE

Juristët francezë, që historikisht shquhen si juristët më të mirë e më të aftë, madje më superiorë se rivalët e tyre -juristë anglez-, në valën e globalizmit të terrorizmit, si masë preventive kanë ndërmarur një projekt të financimit dhe ndërtimit të xhamive, duke obliguar qeverinë që të risë sa më shumë numrin e xhamive në mënyrë që shoqëria franceze, konkretisht ajo e besimit Islam, të edukohet nga mësimet e xhamive, dhe mos të edukohen në rrugë apo nga rrejetet sociale. Kjo strategji është parë si shumë e qëlluar nga shumë njohës të sigurisë në mbarë eurozonën dhe më gjërë.
Ndërsa intelektualin e vetëshpallur, Sadri Ramabajen, e shqetëson tej mase numri i xhamive në Kosovë, duke folur me gjuhë shqetësuese se që nga paslufta numri i xhamive në Kosovë është rritur frikshëm shumë! Këtë marrëzi e tha në emisionin “info magazine” të TV Klan Kosovës.

SI E HYNJËZONTE RAMABAJA KOMUNISTIN ISMAIL KADARE

Intelektuali i vetëshpallur, Sadri Ramabaja, gjatë arsyetimit të gjuhës së përdorur nga ai vetë ndaj qytetarëve që kishin dalur të hanin iftar në njërin nga sheshet e qyteteve të Kosovës, i’u referohej disa herë Ismail Kadares. Madje në një rast i konsideroj destruktiv e antikombëtarë ata që flasin kundër Kadares!

Por kush është në të vërtetë Ismail Kadare dhe çfarë përfaqëson ai, pasi që hynjëzohet kaq shumë nga Ramabaja?!

Ismail Kadare ishte përfaqësues i realizmit socialist, përfaqësuesi më ekspresiv (më i dukshëm, më i shquari), i cili e mbronte me shkrim dhe në praktikë letrare realizmin socialist. Ai ka shkruar vepra që flasin dhe anojnë në këtë drejtim siç është “Kështjella”, “Piramidat” dhe ka shkruar shumë vepra të cilat janë eksemplar të realizmit socialist, konkretizim i realizmit socialist dhe ato janë shumë. Nuk mund të hudhim poshtë “Dasmën” që ka shkruar Kadere, “Dimri i madh” e as “Publicistikën” që ka shkruar Kadareja që është fund e krye realizëm socialist, mbrojtje shumë e angazhuar e realzmit socialist.

Ismail Kadare në një intervistë të dhënë për mediat europiane, thoshte se “shqiptarët që po ikin nga Shqipëria në vitin 1997, po dogjin dhe shkatrrojnë çdo gjë, që të thonë pastaj europianëve se nuk kemi ku të qëndrojmë, pranonani në vendin tuaj”. Kjo ishte fyerje për qytetarët e Shqipërisë, ngase ata nuk iknin duke e djegur e shkatrruar Shqipërinë, por ikin për shkak të situatës politike, të regjimit të Sali Berishës.

Më pas, po atë vit 1997, shkrimtari Rexhep Qosja i shkruan letër Ismail Kadares duke i thënë: “Shkrimtarët asnjëherë s’janë vënë në anën e politikanëve për të mbrojtur dhunën e regjimeve, por shkrimtarët gjithëmonë janë vënë në anën e popullit. Mbroje popullin, jo Sali Berishën”.

Ismail Kadare për Gjergj Fishtën kishte shkruar se Fishta ishte: “fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift” ((Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3).

Pastaj kur ndodhi ekzodi i vitit 1990, Ismail Kadare kishte thënë “u lirua Shqipëria nga jashtqitja”. Do të thotë, Kadere i quante shqiptarët jashtqitje!

NOCIONI “ISLAM POLITIK” DHE KUPTIMET E GABURA QË I MVESHEN ATIJ

Intelektuali i vetëshpallur, Ramabaja, gjithë frustimin e tij apo urrejtjen e pakuptueshme që kishte ndaj religjionit, e arsyetonte me shqetësimin që kinse e kishte për Islamin politik, për lëvizjet fetare që sipas tij mund të krijonin probleme të mëdha, deri në atë masë sa atë e ndërlidhë edhe me fashizmin! Por, çfarë është në të vërtetë Islami politk, ky term aq i përdhunuar nga një klasë injorantësh që nuk I’a kanë as haberin?!

Teoricientët perendimorë, që kanë jetuar në luksin e shtypjeve të të tjerëve dhe që intolerancën e kishin akt kushtetues, ku i dhunonin të drejtat e zezakëve dhe i diskriminonin femërat të cilat nuk kishin as të drejtë vote, ndërsa religjionin e instrumentalizonin duke i’a imponuar teoritë e dështuara shkencore të Çarls Darvinit, – kur ata filluan të kuptonin se shoqëritë dhe sistemet po evulonin, dhe të drejtat e shoqërive, respektivisht të njerëzve, po sublimoheshin, filluan që lëvizjet e grupeve që kërkonin të drejtat e tyre universale, ti konsideronin lëvizje politike dhe armiqësuese. Kështu, kur shoqëritë e shtypura fetare filluan t’i kërkonin të drejtat e tyre, teoricientët dhe studiuesit perendimorë lëvizjet e tilla filluan t’i quanin lëvizje politike. Kur shoqëritë Islame që kishin jetuar për qindra vite nën kolonizimin e egër europian, dhe poashtu muslimanët emigrant që jetonin në shtetet europiane, filluan t’a nxjerin fetarizmin në një diskurs publik, ku feja nuk mund të qëndronte më mbrenda murreve por kërkonte bashkjetesën me kulturat tjera dhe të përshtatej me puluralizmin shoqërorë, – atëherë këto lëvizje dhe këto tendenca, për laikët injorantë, u panë armiqsuese dhe u etiketuan si “Islam politik” – islam që kërkon të drejtat e saja të plota si shoqëritë dhe kulturat tjera.

Kështu, sa herë që laikët injorant i referohen termit “islam politik”, kanë për qëllim Islamin i cili i kërkon të drejtat fundamentale, që kërkon të bashkjetoj me multikulturalizmat tjerë. Dhe kur thonë se duhet luftuar Islami politik, kanë për qëllim që religjinon ta kthejnë në margjinat e tyre, që feja të mbyllet mbrenda katër mureve dhe mos të shfaqet në diskursin publik – pra, si sindroimi i marksizmit-komunizmit që fenë-religjionin e konsideronin primitive-mesjetare, dhe si te tillë do të duhej të mbyllej apo të mbetej e izoluar.

INTOLERANCA E NJË INTELEKTUALI

Sadri Ramabaja, në rolin e një intelektuali, duke e arsyetuar gjuhën që kishte përdorur kundër komunitetit muslimanë të Kosovës, në emision mbante leksione rreth moralit të vlerave dhe lirive të shprehurit, duke e konsideruar gjuhën që kishte përdorur si liri të shprehjes, bindje personale dhe që në asnjë mënyrë ajo nuk ishte intolerancë! Por, sa është i sinçertë ai në këto pretendime, tregon një studente e tij. Ajo pasi kishte parë emisionin në “klan kosova” ku ishte i ftuar Ramabaja, ishte ndjerë e fyer nga deklaratat e tij dhe e kishte penguar qasja e tij të cilën ai konsideronte se kishte të drejtë t’i shprehte bindjet e tija në atë formë siç kishte shkruar dhe deklaruar në media. Ajo në profilin e saj kishte shkruar duke thënë: “Ai (S.Ramabaja) është, i njëjti që kur më pa ulur në fund të sallës, me tha: Dil nga salla sepse, këtu nuk është Xhami por është universitet. Dil sepse, me mbulesë nuk lejohet të studiohet këtu në Kosovë”.

Atëherë, ku mbeti liria e kësaj studente, përse ajo nuk paska në këtë rast të drejtë që t’i shprehë bindjet e saj, njejt siç ka të drejtë Ramabaja t’i shpreh bindjet e tij në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut?! Dhe, ku mbeti toleranca e një intelektuali në këtë rast?! A nuk është kjo gjithashtu vepër penale, për shkak të mosdurimit fetarë?!

IFTARI NË RRUGË, TUBIM QË ASOCION ME FILLET E NAZISMIT-FASHIZMIT!

I gjithë ky diskutim filloj nga një iftar-darkë që u shtrua në sheshin e Kamenicës nga disa besimtarë të komunitetit muslimanë. Kjo bëri që Sadri Ramabaja të reagoj dhe të shkruaj rreth kësaj, gjë që nxiti reagime të mëdha. Pasi u ftua në televizorin e Klan Kosovës që të komenton rreth reagimeve që kishte nxitur ky debat, ai në disa raste tha: “fashizmi gjerman ka filluar pikrisht nga tubimet në sheshe”.

Kjo çmenduri është ofendimi më i rënd që i bëhet në rradhë të parë komunitetit Islam të Kosovës, pastaj Institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, BIK-ut, e cila çdo vit organizon tubime të tilla publike në sheshe, qoftë duke shtruar iftare, qoftë duke falur bajramet! Për këto deklarata Ramabaja do të duhej të ipte përgjegjësi penale, ngase të konsiderosh një darkë të shtruar në shesh të qyteti si element të fashizmit, kjo e tejakon çdo racionalitet të shëndoshë njerëzorë!

Poashtu, kjo deklaratë bie ndesh me vetë subjektin politik që Ramabaja është pjesë e saj, Vetëvendosjes, ngase Vetëvendosje u bë e njohur dhe fitoj pushtetin politik falë protestave të kundër UNMIK-ut dhe kundër institucioneve shtetërore të Kosovës, që më pas eskalonin në protesta të dhunshme, madje jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe bizneset private dhe qytetarët e thjeshtë kanë pësuar nga protestat e tubimet e tilla të dhunshme që organizonte Vetëvendosje për t’a marrur pushtetin me dhunë. Sipas kësaj logjike të marrë, a nuk paska edhe Lëvizja Vetëvendosje elemente të fashizmit, ngase fillet e para të fashizmit kanë qenë nga pushtimi i shesheve?!

Muhamet Hoxhaj, një veprimtar i palodhshëm nga diaspora, gazetar dhe redaktor i portalit “kosovarimedia.com”, si përfaqësues i mediave të lira kishte reaguar duke ironizon me qëndrimin e ngritjes së fashizmit të Sadri Ramabajës, duke shkruar në rrejtin e social: “Po Sadri, fashizmi është ngritur duke shtruar iftar në kompanin e birrave ku i ka mbajt fjalimet më pas Hitleri!!”

Mendoj që me rastin e fenomenit të Sadri Ramabajes nuk duhet të mirën individët, por përgjegjësija shtetërore duhet t’a ndiqte atë dhe të përballej me përgjegjsinë penale, për shkak të nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe mosdurimit fetarë. Një qasje e këtillë si e Ramabajës padyshim se nxitë një luftë fetare në vend, dhe pastaj pasojat nuk do t’i bartë karta ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, por shteti dhe qytetarët e Kosovës.

REFERENCAT:

[1] Shkrimi-postimi i Sadri Ramabajes në rrejtin e tij social: https://web.facebook.com/sadri.ramabaja/posts/10154714795437057
[2] Intervita e Sadri Ramabajes në Klan Kosova: https://www.youtube.com/watch?v=_XQcCLLWNkw
[3] Shkrimi i studentes së Ramabajes që rëfeu ndodhinë e saj me të: https://web.facebook.com/xhevahire.abazi/posts/1214676958659430

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,