Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Reagim nga kompanitë që merren me fiskalizimin e bizneseve

| 16:08 - 04.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kompanitë e fiskalizimit reagojnë ndaj deklarimeve disa kompanive të naftës sot në konferencën e tyre për media se është thyer monopoli dhe janë zbritur çmimet të sistemeve fiskale për naftarë.

“Siç e din opinion publik monopol nuk ka pasur asnjëherë dhe këtë e kanë vendosur edhe Gjykata e Apelit përmes një vendimi vitin e kaluar. Refuzimi i fiskalizimit të naftarëve nuk ka pasur qëllim as çmimet as monopolin por futjen e kompanisë së tyre në treg dhe fiskalizimin e vetvetes. Ne i bëjmë thirrje njësisë së krimeve ekonomike të zhvillojë hetime ndaj kryetarit të Shoqatës së Naftarëve Fadil Berjani për arsyet e ndaljes së fiskalizimit për 3 vite dhe konfliktin e interesit që ka pasur për futjen e kompanisë së re në treg. Institucionet duhet të vendosin nëse është e drejtë që një grup i bizneseve të fiskalizojë vetveten”, thuhet në reagimin e Kompanive të Fiskalizimit, “Gekos”, “Enternet”, “Dukagjini” dhe “Printec”.

Sipas tyre pjesmarrja e zv.drejtorit të ATK-së Hamdi Hoxha dhe zv ministrit të Financave Agim Krasniqi në konferencën e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së Naftarëve, tregon lidhjet e këtij grupi të naftarëve në këto dy institucione dhe ndikimin e tyre për të ndalur fiskalizimin për 3 vite.

“Shoqata e kompanive të arkave fiskale, bënë thirrje për përmbylljen sa më të shpejt të procesit të fiskalizimit të naftarëve.”, thuhet në reagimin e Kompanive të Fiskalizimit, “Gekos”, “Enternet”, “Dukagjini” dhe “Printec”. /Gazeta Express/


Bëni një koment