Reagim – Përgjigje ndaj dilemave të Mehmet Krajes


E mërkurë, 13 Korrik 2016
Gen KELMENDI

Gen KELMENDI

(Reagim ndaj shkrimit të Mehmet Krajes, dhe përgjigje ndaj dilemave të tij)

● Lufta mes Mehmet Krajes dhe sindikalistëve të BIK-ut për marrjen e bajrakut të luftës kundër kukullës perendimore – “vehabizmit”

Përfundimi i tridhjetë (30) ditëve të muajti të Ramazanit, duket se për disa ka qenë mëse i pritur, për të shprehur reagimet dhe mosdurimin fetar ndaj fenomenit të rritjes së praktikuesëve të besimit Islam.

Brenda dy dite, kemi parë disa reagime nga publicistë dhe figura të ndryshme, që atakojnë frymën fetare në vend.

foto nr. 1

1. E filloj Musafa Bajrami, me një storie patetike që i kishte ndodhur [1], duke treguar se sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, së bashku me të ishte një djalosh, i afërm i tij, e që gjatë atij udhëtimi ai i kishte thënë se muzika është e ndaluar (haram) – ndërsa Mustafa Bajramit i kishte penguar botkuptimi i atij djaloshit, opinioni i tij, dhe e kishte ç’nderuar musafirin e tij duke e akuzuar atë në publik, edhe pse e kishte të afërm!

Dhe çuditrisht, botëkuptimi i atij djaloshit, mendimi i tij, dhe mënyra se si ai ka krijuar përceptimin për një dukuri të caktuar (në këtë rast muzikës) qenka bindje esktremiste dhe vehabiste, ndërsa përbuzja që ja bëri Mustafa Bajrami atij, duke e nxjerrur “gabimin” e tij në publik, duke e akuzuar atë në publik për bindjet që ai kishte, duke mos e duruar mendimin ndryshe – kjo qenka fetari, mesatari, dhe moral i islamit “tradicional”!

Mustafa Bajrami, i frustruar nga reagimet që kishte marr për mosdurim fetarë, u kundërpërgjigj me një shkrim tjetër, me anë të të cilit synonte t’ia imponoj me çdo kusht komunitetit muslimanë mitin e Skenderbeut, duke i konsideruar “anti-islamista” të gjithë ata që nuk e unifikojnë identitetin kombëtarë me figurën e Skenderbeut [2], i cili masakroj me qindra shqiptarë muslimanë të cilët nuk pranuan të heqin dorë nga besimi i tyre.

Kjo formë e predikimit të tij, duke i konsideruar anti-islamista të gjithë ata që kanë mendim ndryshe për figurën e Skenderbeut, a nuk është imponim i dhunshëm, që do t’u shkonte për shtati më shumë “vehabistëve” se sa një filozofi sufist i cili pretendon “riformimin e Islamit”?!

2. E vazhdoj këtë avaz kolegu i Mustafa Bajramit, Xhabir Hamiti, i cili gjatë replikimit në storien që i kishte ndodhur bashkëmendimitarit të tij sindikalist, për atë djaloshin, të afërmin e Mustafa Bajramit, që kishte shprehur një mendim të tij rreth muzikës, ky kishte treguar mosdurim fetarë, sa që shkon aq largë sa shpreh qendrime ç’njerëzore ndaj tij dukë thënë: “Pse nuk e qitshe prej kerrit…”

foto nr. 2

Çuditrisht, të kesh një mendim, opinion, rreth një çështje të caktuar, çoftë ajo për muzikën e të ngjashme, qenka ekstremizëm fetarë, vehabizëm, dhe meritojka ushtrim të dhunës e mosdurimit fetarë, ndërsa, të mos e durosh personin tjetër i cili shpreh një mendim dhe qëndrim të tij, i cili ka krijuar një përceptim ndryshe për një dukuri të caktuar, ta akuzosh atë për injorancë, prapambeturi, ekstremizëm fetarë, vehabizëm, e terme të tjera qesharake, dhe të shkosh aq larg sa të shprehësh sjellje të dhunshme duke thënë: “ta nxjerrim nga vetura pasi ai mendon ndryshe nga unë” – kjo qenka në rregull, kjo qenka mesatare, “islam tradicional”, dhe kjo qenka ai “islami i reformuar” i sindikalistëve të BIK-ut që ata trumpetojnë për të aq fortë!

foto nr. 3

Rikujtojmë se, kur në shtator të 2015-tës, kur në Meke ndodhi një tragjedi, kur një grup besimtarësh që po largoheshin nga vendi i shenjtë i Qabës u përplas me një tjetër grup që po lëvizte në drejtim të kundërt dhe me të tjerë që ishin vendosur në tenda aty pranë, duke lënë të vdekur 717 persona, Xhabir Hamiti kishte reaguar në rrjetin e tij social duke akuzuar hierarkin fetare të Arabisë Saduite, duke thënë se kjo tragjedi ishte si rezultat i mos-reformave në juridiksionin islam [3], që shteti i Arabisë Saudite po e mbanë peng jetën fetare të muslimanëve! Pra, edhe në këtë tragjedi të ndodhur, Hamiti nuk kursej së akuzuari shumicën dërmuese të muslimanëve të cilët i besojnë dhe pasojnë në mënyrë strikte traditën profetike, dhe të cilët nuk pranojnë pazarëllëqet e agjentave të huaja për “riformimin e Islamit”.

foto nr. 4

3. E përfundoj në fund këtë orkestrim të mosdurimit fetarë, Mehmet Kraja, akademiku i cili tregoj mungesë të akademisë së etikës ndajë një komuniteti të tërë besimtarësh, me një shkrim të tij [4], herë duke i’u mbajtur nasihat (këshillim) atyre, herë duke i penalizuar ata, e herë duke insistuar në mendësinë rankoviqiane të dëbimit të fetarve në lindje, ngase mosqytetrimi i tyre bie ndesh me qytetrimin sekularist perendimorë. Vetë perdroimi i termeve të tilla, paraqet mungesë akademike të të shkruarit të qytetruar, pra është joqyteturese dhe joakademike t’a përjashtosh tjetrin nga hapësira ku ai jeton për shkakun e bindjeve të tija.

E çuditëshmja e shkrimit të Mehmet Krajes është se ai vet bënë pyetje, dhe më pas ai vetë përgjigjet! Sa që, përgjigjet e tij janë të njëanëshme, ndonëse flet nga pozicioni i një akademiku!

Poashtu, shkrimin e kishte filluar duke thënë se dëshrion të diskutoj në mënyrë të civilizuar, pa sharje dhe ofendime. Më pas, pasi vetë bënë pyetje dhe vetë përgjigjet, shpreh akuza dhe ofendime ndaj

besimtarëve të besimit islam, duke i denigruar ata me gjuhë të standarizuar – sipas tij! Prap, kjo qasje e tij, këto akuza, nënqmime e sharje e ofendime që ia bënë komunitetit muslimanë, i jap nga pozicioni i të qenurit akademik!

Një gjuhë e tillë, një cinizëm i tejskajshëm, me akuza e ofendime, a nuk është edhe kjo një formë e ekstremizmit?!

● Dilemat e Mehmet Krajes – t’i përgjigjemi atij

Pyetjet që ngriti Mehmet Kraja, ndonëse ai vetë u përgjigj dhe i zgjidhi ato, gjithnjë sipas përceptimeve të tij, e jo sipas asaj që është e vërtetë, – këtyre dilemave do të i’u përgjigjemi në një mënyrë më të thjeshtë – gjithësesi, pa bërë pyetje e duke japur pastaj vetë përgjigjen.

Pyetja e Mehmet Krajes: Çfarë do të bëni me Kosovën? Ku do ta çoni atë, në Lindje apo në Perëndim? Nëse pandehni se Kosovën e keni bërë tashmë shtet islamik, mos e harroni kundërshtimin tonë (tash për tash të heshtur), sot dhe për tërë jetën.

Themi se sqarimi në këtë pikë ka dy kuptime. E para: në një kuptim më të përgjithshëm, ne veçëse jemi një shtet Islamik, kjo për faktin se disa njerëz mendojnë se vendet islame janë (vetëm) ato ku gjykohet me sheriatin (legjislacionin islam), por kjo është prej injorancës së tij (që mendon kështu), ngase vendet islame janë të gjitha ato në të cilën ekzistojnë (gjenden) shenjat e islamit, siç janë: namazet, thirrja e ezanit, agjërimi dhe festa (ku falen dhe festohen festa e fitër bajramit dhe kurban bajramit). [5]

E dyta: Në aspektin e kulturalizmit, se si po e transferojmë ne kulturën tonë, nga të qenurit europian në atë lindorë, apo anasjelltas, ne nuk ushqejmë një mendësi të tillë, ngase mësimet fetare nuk bien ndesh me hegjemoninë kulturore, dhe Islami si sistem universal nuk insiston që njeriu të desocializohet nga mjedisi që ai jeton, por kërkon nga ai koherencën, që njeriu t’i përshtatet ambientit dhe shoqërisë ku ai jeton, çdo herë duke ruajtur vleret dhe parimet e besimit të tij. Vetë sistemi politik që kanë ngritur europianet sekularist, e ngërthen në vete diversitetin e kulturalizmave të ndryshëm, dhe krijon hapsirë që çdo njeri, pavarsisht kulturës së tij, qoftë ajo kulturë e besimit, kulturë e veshjes, e traditës, etj, të jetë i barabartë dhe t’i gëzoj të gjitha të drejtat sikurse një euorpian laik, një franqeskan.

Pra, pavarsishtë se çfarë orientimi kemi, si dukemi dhe si vishemi, kjo nuk e dëmton imazhin e identitetit tonë si shoqëri, nuk është pengesë për integrimin tonë në shoqërinë dhe qytetrimin europian, ngase vetë europa nga ngritur statuja e tilla, të multikuluralizmit dhe bashkjetesës mes shumë shoqërive të ndryshme.

E treta: Do të japi një përgjigje më të drejtëpërdrejtë, duke goditur koshiencën dhe dilemat e Mehmet Krajes në lidhje me të adhmën e shtetit tonë, në aspektin e sistemit politik e kushtetues, se në çfarë dëshirojmë ta shëndrojmë atë.

Kosova ka kushtetutën e saj, si aktin më të lartë juridik, dhe ka një sistem të moderuar demokratik, me tipare të parlamentarizmit. Kjo jap hapsirën e veprimit të çdo lloj forme të ushtrimit të politikave që nuk bien ndesh me kushtetutëshmërinë e vendit. Poashtu, të proklamuarit e politikave të një sistemi tjetër nuk bie ndesh me kushtëtutën, përderisa ajo nuk prekë themelet dhe materien e saj, esencialen. Dhe, çdo formë që ndihmon forcimin e së drejtës kushtetuese, qoftë duke inkorperuar në të një ligj nga sistemet tjera, është juridikisht e pranueshme dhe kushtetuese.

Në këtë kuptim themi se ne pretendojmë që ta forcojmë kushtëtutën tonë duke inkorpuruar në të ligje, qofshin ato nga sheriati, të cilat natyra kushtetuese e sistemi tonë i pranon dhe bashkëvepron me to. Pra, një bashkdegëzim i dy sistemeve të inkorpuruara në një Kushtetutë.

Shembulli më i mirë i kësaj është rasti i SHBA-së. Kur Thomas Jefferson-i përpiloj Deklaratën e Pavarsisë së SHBA-së me 1776, sipas disa burimeve të juristëve amerikan thuhet se Kurani ka qenë referencë e tij, nga ku është inspiruar të shkruaj për liritë dhe të drejtat e njeriut.

foto nr. 5

Në vitin 1765, njëmbëdhjetë vjet përpara se të kompozohej Deklarata e Pavarësisë, Thomas Jefferson kishte blerë një Kur’an. Kjo shënoj vëtëm fillimin e interesimit të tij për Islamin, dhe pas leximit (studimit) të Kur’anit që ai bëri, ai vazhdoj të blejë libra të shumtë në lindjen e mesme, libra me karakter historik dhe fetarë, duke marr shënime të gjëra mbi Islamin për tu frymëzuar kështu të bëjë një “common law” ligjin zakonor Anglez, i cili do të shërbente më pas si burim për përpilimin e Deklaratës së Pavarsisë së SHBA-së. Idetë e tilla i shpalosë Denise A. Spellberg, një profesoreshë e studimeve të lindjes së mesme në Universitetin e Teksasit në Austin, në librin e saj “Thomas Jefferson’s Qur’an: Islam and the Founders” [6]

Sot, në Gjykatën Supreme në Washington ekzistojnë vendimet me të cilat është krijuar dhe mbështetur legjislacioni kushtetuës Amerikan, ku Kur’ani ka qenë shtyllë e atij legjislacioni. Është një “friz” [7] që është e vendosur në dhomën e ulët ku gjyqtarët kryesorë ulen dhe marrin vendime (bëjnë drejtësinë). Kjo “friz” nderon për idetë dhe parimet që ishin frymëzuar për sistemin Amerikan ligjorë, dhe një nga dokumentet bazë të paraqitura në “friz” është Kur’ani.

Poashtu, në kryeqytetin Amerikan (Washington), “Thomas Jefferson” përmban biblioteken e Kongresit, njëherit institucioni më i vjetër kulturorë në Washington, i cili përfundoj në shekullin IXI. Rreth kupolës brenda dhomës së leximit është një mural (vizatim në mur), i cili është menduar të paraqes kombin dhe idetë që i kontribuan më së shumti qytetërimit dhe legjislacionit Amerikan dhe si një befasi për historianët dhe juristët, mund të jetë se këtu në mes është edhe Islami.

Poashtu, në Gjykaten e Washingtonit, kur gjyqtarët japin betimin (se do të shërbejnë me drejtësi), është edhe një kopje e Kur’anit para se cilës duhen të betohen. Në fakt, ky Kur’an i cili përbëhet nga dy vëllime (siç sçaron kongresmeni Keith Elison) ka inicialet T.J. që dmth Thomas Jefferson.

foto nr. 6

Gjithashtu në vitin 1935 Gjykata Supreme në SHBA e shpallë Muhammedin (alejhi Selam) si një ndër ndikuësit më të mëdhenj në botë mbi ligjin [8].

Statuja e Muhamedit për vite me radhë ishte e vendosur mbi ndërtesën e Gjykates në New York, sipas një shkrimi të “The New York Times”[9]. Në vitin 1905, një numër statujash u vendosën mbi ndërtesën e Gjykatës së Apelit në Manhattan. Mes tyre edhe një statujë e profetit të Islamit, Muhamedit. Ideja ishte që të nderoheshin legjislatorët më të famshëm të botës dhe projektuesit vendosën të përfshijnë edhe Muhamedin. Ideja ishte që të nderohej profeti si dhe myslimanët në kuadrin e nderimit të të gjithë atyre që kishin luajtur një rol në historinë e ligjbërjes së shtetit amerikan.

Të gjitha këto që u than më lartë japin për të kuptuar se sistemi islam – sheriati – nuk bie ndesh me vlerat qytetuëse të perendimit, madje, vetë sistemi demokratik është ndërtuar mbi bazën e shumë

parimeve dhe ligjeve të nxjerrura nga sheriati Islam. Mendoj se me këto shembuj të thjeshtë i’u kemi përgjigjur dilemave të Mehmet Krajes, se çfarë shteti dëshirojmë të ndërtojmë ne.

● Pyetje për Mehmet Krajen

Nuk do të përgjigjem vet në pyetjet që i bëjë, sikurse bëri Mehmet Kraja në shkrimin e tij, tek sa përgjigjej në pyetjet që vet i bënte!

Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri “Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 – deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetërorë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa emra të “elitës intelektuale“ që iu “shitën“ falas këtij shërbimi sekret. [10]

Çegrani në faqen 129 – 130 të librit “Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan: “Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB’ja (UDB’a – Sh.B) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve. Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të “Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës – Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ – përfundon citati. [11]

Ajo çfarë kërkojmë nga akademiku i cili në mënyrë joakademike nxiti një debat të panevojshëm, duke sharë e ofenduar pa ndriquar dhe reflektuar diçka konkrete, është që ai të përgjigjet në mënyrë akademike ndaj këtyre akuzave të Nafi Çerganit, i cili emrin e tij e kishte përmendur në listën e UDB-shëve. Cila është përgjigja e tij për këto akuza, a është vërtetë Mehmet Kraja udbash apo jo?! Presim një përgjigjje akademike, nga akademiku që harroj akademinë e të shkruarit tek sa shkruajti për komunitetin musliman, duke i sharë e ofenduar ata.

foto nr. 7

● Për “muslimanët e Facebook-ut”

Realisht, shkrimin e Mehmet Krajes duhet ta analizojmë në një aspekt tjetër, të lexojmë mes rreshtave që ai ka shkruar, për të nxjerrur një mësim të madh, ngase ne duke u marrur vetëm me anën negative që shkrimi paraqet, nuk arijmë të kuptojmë se në të njejtën kohë ai shkrim ka aspekte shumë të dobishme për “muslimanët e facebooku-ut”.

E para: Në pjesën e parë të shkrimit, Mehmet Kraja flet për praktikat e veshjes së besimtarëve musliman; shamijat, pantollonat e shkurta, mjekrrat, etj, duke i atakuar ato me vlerat qytetruëse europiane, duke insistuar se ne jetojmë në një dimension tjetër shoqërorë, në një shtet me orientim drejtë perendimit, dhe jo lindjes.

Çfarë mund të nxjerrim nga kjo?

Fatkeqësisht, sot kemi shumë praktikues të besimit Islam të cilët kanë komplekse ndaj besimit të tyre. Nëse u kërkohet atyre që t’a praktiokojnë një dispozitë fetare, qoftë mbulesa e femrës, mjekrra, veshja sipas traditës profetike, etj, ata nuk do të ishin në gjendje t’a realizonin atë me arsyetimin se “jetojmë në europë, nuk mund ta aplikojmë një praktikë dhe dispozitë të tillë, është e tepërt për vendin tonë” etj etj…

Diagonalja që nxjerrim nga kjo pikë është fakti se disa besimtarë muslimanë me pavetëdije bashkohen në një paralele të njejtë me Mehmet Krajen. Të qenurit europian, dhe të jetuarit në një mjedis të tillë, duke praktikuar besimin, qenka problematike si për Mehmet Krajen ashtu dhe për disa besimtarë të tjerë! A nuk do të duhej të ishte kjo një argument i fuqishëm që cilido që ka kompleksitet ndaj besimit të tij, që mendon se ta bartësh mbulesen Islame, qoftë ajo mbulesë e thjeshtë apo ferexhe, dhe ta bartësh mjekrrën e gjatë apo të shkurtër, t’i mbash pantollonat e shkurtëra etj, qenkan ekstremizëm dhe jo të përshtatshme për mjedisin ku ne jetojmë, – ta ndryshoj qasjen e tyre që mos të jenë në të njejtë anë dhe paralele me ata që akuzojnë dhe përlloqin besimin tonë?

E dyta: Në një pjesë tjetër të shkrimit të tij, Mehmet Kraja flet për një dukuri tejet prezente dhe të ndjeshme. Në këtë pikë që ai flet, do të duhej ta vlerësonim tej mase dhe ta falenderonim për nasihatin (këshillat) që u’a adreson besimtarëve. Ai flet në kompetencat e një Shejhu Islam, një hoxhe i cili këshillon xhematin e tij. Sa që, këshillat dhe nasihatet e tilla fare pak mund t’i ndëgjosh të fliten në xhamijat e muslimanëve!

“Shejtani e tha të vërtetën” – tha Muhammedi (alejhi Selam) tek sa i shpejgonte shokut të tij, Ebu Hurejres, ngjarjen e madhe që i kishte ndodhur atij me atë njeriun që e kishte zënë duke vjedhur tri herë, tek sa ai po bënte roje!

Thirrjet e Mehmet Krajes për vetëdijesim politik të besimtarëve muslimanë, që ata të mos jenë instrument i pushtetit, që mos të përdoren politikisht nga ordinerët dhe kriminelët politik, janë mëse të qëlluara. Nëse lexon rreshtat tek sa Mehmet Kraja mbanë nasihat (këshilla) drejtuar besimtarëve muslimanë, duke e përshkruar gjendjen e tyre, mënyren se si politika dhe pushteti i përdorë ata për qëllime e tyre, kupton se dialogjet e tilla dhe këshillat e tilla nuk mund t’i gjesh të fliten as në xhamij! Fatkeqësisht kemi hoxhallarë që filtrojnë me njerëz të politikës, duke bërë thirrje të rreshtohen pas tyre, pavarsisht që ata janë të dëshmuar në luftën kundër interesave së muslimanëve! Ndërsa, nasihatet (këshillat) e Mehmet Krajes në këtë pikë, janë “të arta” dhe atakojnë fuqishëm këtë realitet.

Përse ne nuk lexojmë mes rreshtave kur dikush shkruan keq për ne?! Por gjithmonë ndalemi tek gjërat që na atakojnë dhe miremi vetëm me akuzat! Edha nga një shkrim i cili është i mbushuar me akuza të padrejta ndaj nesh, ne mund të nxjerrim mësime të mëdha.

Për fund themi se nuk do të duhet të hargjojmë shumë energji rreth njerëzve të cilët kërkojnë famë për t’u ngritur në krahun tonë, duke na sulmuar ne, “kritiko që të bëhesh i njohur”, mirëpo pasi këto sulme erdhën nga një akademik, atëherë e ndjemë vetën të detyruar dhe përgjegjës për të japur një shpjegim rreth dilemave që ai ngriti – dhe kjo përgjigje e jona le të shërbej për të gjithë të tjerët që kanë

paragjykime dhe dilema të tilla, ngase ne nuk mund të miremi me çdo kë që kërkon debatin dhe diskutimin tonë.

(Autori është studiues i Shkencave Juridike)

REFERENCA

[1] 06 July 2016 – Mustafa Bajrami: https://www.facebook.com/mustafa.bajrami/posts/10208045972681269?pnref=story

[2] 08 July 2016 – Mustafa Bajrami: https://www.facebook.com/mustafa.bajrami/posts/10208058194146798

[3] 25 September 2015 – Xhabir Hamiti: Ja kush e ka fajin për tragjedinë e Mekës http://www.telegrafi.com/hamiti-tragjedia-ne-meke-pasoje-e-ritualeve-te-vjetra-fetare/

[4] 08 July 2016 – Mehmet Kraja: Letër myslimanëve të Facebook-ut http://www.gazetaexpress.com/oped/leter-myslimaneve-te-facebook-ut-223719/

[5] “Sherh Sahih el Buharij” vëllimi 2, – Imam Muhamed bin Salih el Uthejmin.

[6] Denise A. Spellberg, “Thomas Jefferson’s Qur’an: Islam and the Founders” http://www.npr.org/2013/10/12/230503444/the-surprising-story-of-thomas-jeffersons-quran
06 November 2013 – “15 Historia Minute” Institue, “Thomas Jefferson’s Qur’an” https://15minutehistory.org/2013/11/06/episode-30-thomas-jeffersons-quran/

[7] Islam in America – (Documentary) Thomas Jefferson’s Quran https://www.youtube.com/watch?v=mdhZgyVeg_c

[8] “Prophet Muhammad honored by U.S. Supreme Court as one of the greatest lawgivers of the world in 1935” http://www.sharia101.org/prophet-muhammad-honored-by-us-supreme-court.php The Wall street Journal: “Muhammad Sculpture Inside Supreme Court a Gesture of Goodwill“ http://blogs.wsj.com/law/2015/01/14/muhammad-sculpture-inside-supreme-court-a-gesture-of-goodwill/

[9] Pse ishte hequr statuja e Muhamedit në New York? http://www.telegrafi.com/pse-ishte-hequr-statuja-e-muhamedit-ne-new-york/
A Statue of Muhammad on a New York Courthouse, Taken Down Years Ago http://www.nytimes.com/2015/01/10/nyregion/a-statue-of-muhammad-on-a-new-york-courthouse-taken-down-years-ago.html

[10] 25 July 2011 – AGJENCIONI FLORIPRESS, “Nafi Cegrani:UDB-ja kontrollonte KOS-in” http://floripress.blogspot.com/2011/07/nafi-cegraniudb-ja-kontrollonte-kos-in.html

[11] Nafi Çergani, “Ballë për ballë me vdekjen“, faqe 129 – 130.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit