E martë, 17 Qershor 2014
Pas Bayern Munichut, Juventusit, Manchester City e PSG-së. Interesim për Adnan Januzajn ka shfaqur edhe Real Madrid. Sipas mediave britanike, ekipi mbretëror është i gatshëm t’i shpenzoj 40 milionë euro për ta transferuar talentin kosovar.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mirror”, Real Madrid ka shfaqur interesim për talentin kosovar, Adnan Januzajn.
Sipas këtij mediumi, skuadra nga “Santiago Bernabeu” është e gatshme të shpenzoj 33 milionë funte, respektivisht afro 40 milionë euro për përfaqësuesin belg.
Januzaj ka shkëlqyer me Manchester Unitedin në edicionin e parë në Ligën Premiere, derisa ka zgjuar edhe interesimin e Bayern Munichut, Juventusit, Manchester Cityt e PSG-së.