Real Madridi do ta synojë transferimin e Haalandit në verën tjetër


E shtunë, 12 Shtator 2026
Real Madridi do ta synojë transferimin e Haalandit në verën tjetër

Real Madridi përgatitet të hidhet në sulm për Erling Haaland verën e ardhshme.

Klubi madrilen pritet të ndjekë nga afër situatën e sulmuesit norvegjez te Manchester City, ndërsa kampi i Haaland beson se në kontratën e tij mund të ekzistojë një klauzolë lirimi që do ta bënte të mundur transferimin në Madrid.

Megjithatë, Manchester City e kundërshton këtë pretendim dhe insiston se në kontratën e Haaland nuk ekziston një klauzolë e tillë.

Sipas gazetarit José Félix Díaz, Real Madridi po përgatitet për një tentativë serioze për norvegjezin në verën e ardhshme.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit