Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Realiteti në Luginën e Preshevës në vitin 2017

Prizren Post | 01:12 - 11.01.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Drita & Lendita JASHARI

Çfarë pret Lugina e Preshevës nga viti 2017- Pak gjë!

Realisht çfarë do duhej të priste, është shumë më shumë! Problemet e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në Europë! Fillimisht problemet e Kosovës Lindore, janë nga: statusi politik i saj, pasuar nga problemet politike, të sigurisë, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore, etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte zgjedhjen e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 16 vitesh asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas konventave dhe protokoleve Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet asnjë e drejtë më shumë sesa minoriteteve tjera, privilegjohen dhe u garantohen shumë më shumë të drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të zgjedhej statusi politik i Luginës së Preshevës, të gjitha problemet e më pasme do zgjedheshin automatikisht!

Problemet politike, pas çështjes së statusit politik, kruciale për ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë( edhe pse çdonjëri Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim me Kosovën! Përfaqësimi në nivel lokal bëhet nga klane politike që kanë interes më shumë vetëpunësimin dhe punësimin nepotik e politik sesa interesin e qytetarve që përfaqësojnë, derisa në nivel qendror përfaqësohemi nga “Rrahman Morinët” e Luginës. Për fat të mirë në Iliridë, bashkimi i partive politke Shqiptare ka ndodhur tashmë, e njejta gjë do duhej apliku edhe në Luginë); implikimi i Serbisë në përzgjedhjen e politikanve Shqiptarë dhe në politik-bërjen e tyre( në të gjitha zgjedhjet lokale dhe republikane, shteti serbë, ka influence dhe përkrah madje në ca raste edhe më hapur parti të caktuara politike); nepotizmi dhe korrupsioni( në vazhdimsi është sinonim i partive politike dhe politikanve të Luginës së Preshevës, kjo duket që i intereson edhe Serbisë për të dëmtu kauzën Kombtare të Shqiptarve të Luginës së Preshevës); heshtja e politikës së terrorit të Serbisë dhe për zgjedhjen e statusit politik të Luginës( si në nivelin lokal e mos të flasim më për ata pak politikan që vetëquhen Shqiptar në nivelin republikan, që më shumë dëmshëm ndikuan duke heshtur, fshehur, minimizu terrorin e shtetit kolonialist të Serbisë kundër Luginës, për më keq pos fjalimeve nëpër fushata politike patriotike-patetike e hipokrite zgjedhjen e statusit politik të Luginës e harruan); mos krijimi i Qëndrimit të Bashkuar Kombtar të Shqiptarve të Luginës, përball Serbisë dhe drejt zgjedhjes së Statusit politik të Luginës( detyrë të cilën do duhej ta bënte Këshilli Kombtar Shqiptar)! etj.

Problemet në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje fëmijësh; tentim-vrasje dhe vrasje të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve nga Serbia dhe njerëz të Serbisë, e që nuk i shërbejnë aspak interesit të qytetarve Shqiptar( të ashtuquajtur polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e paramilitare të Serbisë e veçmas edhe të atyre që janë të dyshuara për krime lufte kundër Shqiptarve; inskenime aktesh kriminale dhe terroriste( minave); ndalimi i lëvizjeve të qytatarve nëpër vendbanime, nën arsyetimin e zonave kufitare; dëbimi-spastrimi etnik në forma edhe më perfide e ca herë edhe me brutalitet; dirigjimin e grupeve huligane( që realisht ishin pjestarë të xhandarmërisë), për të vandalizu pronat dhe shtëpit e Shqiptarve; etj.

Problemet në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e librave të ardhur nga Kosova; çështja e diplomave të Republikës së Kosovës; çështja e mësimit-besimit fetar në shkollë( që më shumë shtyhet nga Serbia); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë preferencash e referencash politike; mos lejimi i hapjes së Universitetit të pavarur të Luginës; etj.

Problemet në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror; arrestime kinse për krime lufte të ish-pjestarve të UÇK-së; heqje nga regjistrat civil të qytetarve Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit kolonial të Serbisë dhe në komunikimet me to; përfaqësimi joreal në prokurori dhe gjyqësi; bartja e gjykatës themelore nga Presheva, për në Vrajë; drejtësia selektive-kriminale siç ishte edhe në kohën e Millosheviqit; etj.

Problemet në ekonomike, janë: varfëria enorme; mungesa e çdo mbështetje financiare( edhe pse shumica e Shqiptarve as nuk do e pranonin!); pengesat në kufi me Maqedoni dhe Kosovë; ngulfatja me produkte kryesisht bujqësore dhe blegtoriale nga pjesët tjera të Serbisë; pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për eksport dhe import; etj.

Problemet historiko-kulturore: ndalimi i përdorimit të Flamurit Kombtar dhe i festimit të festave kombtare; tentimi për tjetërsim kombtar dhe fetar të Shqiptarve të Luginës me forma dhe ndërhyrje perfide të Serbisë; heqja e simboleve kombtare dhe bustit të luftës së UÇPMB-së; etj.

Këto mbeten edhe për vitin 2017, problemet reale, të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, që i trashëguam që nga kohët e vjetra, kur filloi pushtimi i kësaj treve nga armiqë të ndryshëm, të cilët vetëm u ndërruan- por asgjë s’dalluan mes vete. Këto probleme do na shoqërojnë derisa nuk e zgjedhim njëherë e përgjithmonë Statusin politikë të Luginës!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Drita Jashari & Lendita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company