E mërkurë, 7 Qershor 2017

Autor: Gen KELMENDI
Kur të flitet për PDK-në nuk mund të mos të të shkoj mendja tek struktura kriminale e SHIK-ut, të vrrasjet e shumë aktivistëve politik pas lufte nga dora e saj, dhe nuk mund të mos të të shkoj mendja tek afera “Pronto”, ku shefi i shefave, Adem Grabovci, emëron dajë të dostave të tij në pozita të larta shtetërore pa kUnkuruar ata fare, nga të cilat kanë kapur shtetin dhe institucionet e shtetit. Pa harrura privatizimet e ndërmarjeve publike, keqpërdorimin e tendereve, korrupsionin, neuputizmin dhe rrejtin kriminal që kjo parti ka instaluar.
Kur të flitet për LDK-në nuk mund të mos të të shkoj mendja tek klani kriminal i djalit të Ibrahim Rugovës, Ukës, i cili së bashku me bashkpartiak të LDK-së udhëheqinë klanin mafioz të falsifikimit të pasaportave, pastrim parash, trafikim droge e armësh (Dosja Grande), të cilët e dërguan në Siri terroristin shqiptar, Blerim Hetën, i cili e shpërtheu vetën duk vrrarë 42 civil sirian. E as nuk mund të mos të të shkoj mendja tek strukturat kriminale dhe shërbimet sekrete që veprojnë e udhëhiqenë nga strukturat e LDK-së. Pa haruar faktin se kjo parti ka qenë shpëtimtare në shumë raste për PDK-në, duke e mbajtur atë në pushtet dhe duke e ndarë së bashku me të qeverisjen e cila i shërbente klaneve të tyre mafioze, duke e ritur rrejtin e tyre kriminal dhe nënshkruar procese në dëm të shtetit të Kosovës.
Kur të flitet për AAK-në nuk mund të mos të të shkoj mendja tek bizneset në rrafshinë e dukagjinit të cilat janë shkatrruar nga haraqi dhe krimi i organizuar i disa strukturave që veprojnë mbrenda kësaj partie. Pa harruar faktin që disa individ të kësaj partie me gjuhën e tyre fyese shkaktuan tensione ndërfetare në vend, duke atakuar shumë herë komunitetin muslimanë të Kosovës. Në mesin e tyre, edhe lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili i pat fyer besimtarët muslimanë vetem për faktin që mbajnë mjekerr, duke i quajtur ata “flliqtanat me mjekërr”. Madje, për shkuarjen e kosovarëve në luftën e Sirisë, ai i akuzoj të gjithë hoxhallarët, duke folur me terme përgjithsuese, duke thënë “Turp imamëve që po i çojnë fëmijët tanë me vdekë në skaj të dynjasë”. Këto terme përgjithsuese dhe kjo retorikë e ashpër, ka shkaktuar tensione ndërfetare në vend, të cilat janë shoqëruar me incidente verbale dhe me raste të tjera të dhunës fizike. E kush po e shkatrron më shumë se kjo parti tolerancën ndërfetare në vend!
Kur të flitet për VETËVENDOSJËN nuk mund të mos të të shkoj mendja tek trushpërlarja e të rinjëve që kjo parti u’a bëri; përlloqja dhe sulmi ndaj Policisë së Kosovës që as shteti sërb se bëri atë; tek shkatrrimi i institucioneve shtetërore dhe tek dhuna e rrugës që është futur në institucionet shtetërore, në Kuvend, nga disa matrapaz të kësaj partie. Pa harruar faktin se kjo parti me veprimet e saja ishte shkak i dëmtimit të rëndë të imazhit të Kosovës në sferën ndërkombëtare, shpesh herë duke sulmuar ambasadorët e huaj në Kosovë, duke i djegur vetuart e misioneve diplomatike në Kosovë, etj.
Kur të flitet për AKR-në, nuk mund të mos të të shkoj mendja tek kryetari i saj i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili thoshte se është marrur vesh me Nikoličin që muri në Veri të jetë në formën e një shkalle – pra mos të hiqet por të vazhdoj të jetë vija ndarëse!
Kur të flitet për partinë që ua morri votat besimtarëve muslimanë me pretendimet për mbrojte të të drejtave të tyre për shami dhe futjen e lëndës fetare në shkollat publike, Partinë e Drejtësisë, e të ngjashme, nuk mund të mos të të shkoj mendja tek pazarllëqet e disa individëve të kësaj partie me njerëzit e pushtetit, që bashkpunuan për interesa të ngushta personale, për pozita e ministri, derisa gjendja e komunitetit muslimanë mbetet e njejtë që 7 vite prej kur kjo parti manipuluese pretendonte se do të zgjidheshinë këto probleme me ardhjen e tyre në pushtet.
Dhe në fund, kur të flasinë për zgjedhje demokratike se duhet të dalësh e të votosh për ndryshime, nuk mund të mos të të shkoj mendja tek ky fakt që, mu këto parti që thërrasinë për ndryshime dhe që e kërkojnë votën tënde, dhe kjo klasë politike, e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje tē mjerrueshme politike e ekonomike.
Atëherë, arsyeshmërija dhe recionalitetit të thotë që, i vetmi ndryshim që kërkohet nga ti si individ është; të mos i votosh më këta profiter e kriminel që keqpërdorën votën tënde për tu pasuruar në dëmë të shtetit të Kosovës.
Ti me votën dhe militantizminë tënd të verbër ke kontriburar në forcimin e strukturave kriminale mbrenda shtetit të Kosovës. Andaj, i vetëmi ndryshim në gjithë këtë për të shpëtuar e adhmja e shtetit tonë, është, të ndalosh së përkrahuri këtë klasë kriminale politike.
Alternativa e dytë dhe shpresëdhënse është, të provojmë të besojmë në një frymë të re, në një klasë të re politike që nuk ka qenë asnjëherë pjesë e pazarllëqeve politike të pasluftës. Nuk mund të vazhdojmë t’i mbajm në pushtet njerëzit që e dëmtuan shtetin tonë, por as nuk mund të rijmë të fjetur tërësishtë. Kemi nevojë për një ndryshim të klasës politike, jo vetëm në emëra, por në frymë dhe orientim politik.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Gen Kelmendi, Opinione