Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Receta gatimi: Pastë e Ftohtë me Bajame

Prizren Post | 21:59 - 01.11.2013

Përbërësit për 8 persona:
400gr pana per t’u rrahur
5 veze
12 luge uje
8 luge sheqer
2 luge fruta te sheqerosura (ose 10 qershi te sheqerosura)
2 luge bajame ose lajthi te grira
30gr cokollate te zeze
pak kripe

Përgatitja:
Zhysim bajamet ne uje te nxehte per t’i hequr lekuren dhe i presim holle.

Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve derisa perberja te marre nje ngjyre te hapur. Ne nje ane leme dy nga te bardhat e vezeve te cilat do t’i perdorim me vone.

Ne nje tenxhere ziejme per rreth 3 minuta ujin me kater luge sheqer dhe me bustinen e vaniljes. Kur shurupi te jete i vaket, ia shtojme te verdhave te vezeve duke i perziere mire dhe fort ne menyre qe keto te fundit te mos mpiksen.

Ne nje tas tjeter rrahim panen, dhe ne nje tjeter rrahim dy te bardhat e vezeve me pak kripe, me pas shtojme sheqerin e mbetur derisa te formohet nje perberje shume kompakte. Bashkojme kremin e te bardhave te vezeve me panen, me te verdhat e vezeve, me cokollaten e ndare ne copeza te vogla, bajamet dhe frutat e sheqerosura. E hedhim te gjithe perberjen ne nje stampe drejtkendeshe dhe e vendosim ne akull per 2 ore.


Arivisti Company