Receta, si të gatuani burek me presh


E mërkurë, 3 Gusht 2022

Menyra më e thjeshtë për përgatitjen e burekut me presh.

Përbërësit:

500-600 gram miell
1 kg presh
2 vezë
50 gram gjalpë
2-3 lugë gjelle ajkë qumështi
1 gotë qumësht
1 gotë vaj luledielli
pak kripë.

Udhëzimet:

Preshin e lajmë mirë, e pastrojmë dhe e grijmë imët.
E kulloni dhe më pas e skuqni në një tigan me pak vaj dhe pak kripë.

Ndërkohë në një tas rrihni vezët me ½ e sasisë së qumështit. Shtojani preshit sapo ky i fundit të zbutet.
Ajkën, gjalpin dhe qumështin e ngrohtë i përzieni bashkë veçmas derisa të shkrihen tërësisht.
Gjysmën ia shtoni preshit në tigan. E përzieni mirë dhe e hiqni preshin nga zjarri.

Tani përgatismin brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes krijoni një hapësirë, shtoni 1 lugë çaji kripë dhe shtoni 500 ml ujë të vakët gradualisht.

Punojeni mirë masën derisa të arrini një brumë kompakt.
Brumin ndajeni në 6 kuleçë të vegjël.

Petët formojeni me 3 kuleçë. I hapni pak në fillim dhe i radhisni sipër njëri-tjetri duke i shtuar vaj.
Vendoseni petën e parë në tepsi. Hapeni në gjithë sipërfaqen. Shtroni mbushjen që përgatitët dhe e hapni mirë.
Tani përgatisni petën tjetër sërish me 3 kuleç.

Në fund i shtoni sipër masën që ju mbeti me ajkën e qumështit.
E fusni në furrrë për 45 minuta në 220 gradë.

Sapo të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një letër kuzhine në mënyrë që të kullojë pak.
Ju bëftë mirë!

Etiketa: ,

Leave a Reply