Refugjati sirian: Ne nuk jemi terroristë


E diel, 23 Gusht 2015

sirianet

​Një refugjat nga Siria para nisjes së trenit për në Serbi tregoi se ëndrra e tij është që të shkoj në Gjermani dhe se ka kaluar në goglotë të vërtet derisa ka arritur këtu, transmeton zhurnal.mk
“Unë jam nga Siria. Unë nuk kam asgjë tashmë, as para, as shtëpi, as shtet, asgjë nuk kam. Ky është problem i madh, prandaj tash po shkoj me familjen time në Evropë”, deklaroi ai, transmeton zhurnal.mk

“Këtu erdha nga kufiri përmes Greqisë, nuk kemi më asgjë dhe me të vërtet jemi tepër të lodhur. Këtu ka shumë ushtri, por ne nuk jemi terrorist.

Pse ushtria është këtu, ne jemi njerëz, ne jemi njëjtë si ju. Bashar el Esad është problem i madh, Siria ishte vend i qetë, tash e bëri shtet të keq. Unë dua që të shkoj në Gjermani, e urrej vendin tim. Vendi im tani është Evropa.

Për të kaluar nëpër Maqedoni, pesë herë erdha nga Izmiri deri në Greqi dhe aq herë më kthyen. Mi morën të gjitha paratë dhe tash nuk kam asgjë, por kam një ëndërr, e ajo është që të shkoj në Gjermani, dhe tani jam duke shkuar në Gjermani”, deklaroi ai.

Të fundit