Reja flet për ndeshjen ndaj Turqisë


E diel, 6 Tetor 2019

Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku nuk janë përfshirë në listën e Kombëtares për dy ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë jo për arsye sportive.

Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja ka shpjeguar në konferencën për shtyp se mbrojtësi i SpVgg Greuther Fürth ka një problem fizik, ndërsa sulmuesi i Malagas, në çastet e fundit ka kërkuar të jetë i lirë për një problem të rëndësishëm familjar.

“Kam folur me Mavrajn i cili këtë javë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Kjo është arsyeja pse nuk është përfshirë në listë, por do ta ftoj sërish. Sadiku në çastet e fundit më ka kërkuar të mos grumbullohet për një problem të rëndësishëm familjar, kjo është e gjitha. Të dy do të kthehen në Kombëtare për raundin tjetër të ndeshjeve. Kam folur edhe më Xhakën dhe jemi sqaruar. Kam preferuar Selahin, pasi dua ta shoh nga afër për perspektivën. Nuk dua të grumbulloj 27 apo 28 futbollistë dhe më pas t’i dërgoj disa në tribunë”, ka thënë Reja, shkruan Supersport.

Etiketa: , , , ,
Të fundit