Rëndësia e planeve të biznesit në një aspekt tjetër


E martë, 30 Korrik 2013

Autor: Xhevat BYTYQI

Një fjalë e urtë thotë : “ Nëse nuk dini për ku jeni nisur, kurrë nuk do të arrini “. Kjo d.m.th. që pa një rrugë të caktuar dhe vizion të qartë, si dhe pa një cak synim, nuk mund të kemi sukses në asnjë punë që ne e ndërmarrim për ta kryer atë. Mendimi duhet të jetë në kokë, dëshira dhe dija në vepër, kurse suksesi në punë. Këto janë komponentët e duhura për një individ, ( ndërmarrës ) që dëshiron të merret me një biznes, qoftë vetëm për ta krijuar atë apo edhe për ta udhëhequr atë.

Fillimisht, Plani i biznesit-është ideja që kemi për biznesin tonë e paraqitur në letër. Një biznes i suksesshëm fillon nga një ide e mirë. Përpara se te planifikoni për biznesin tuaj, ju duhet të bëni një përshkrim të detajuar se çfarë do të bëjë biznesi juaj dhe si do të operojë. Ky përshkrim është pika e fillimit të planeve të biznesit. Ndërsa përgatisni planet tuaja, ju do të jeni në gjendje të shikoni nëse ka ndonjë dobësi në idenë tuaj të biznesit, ja vlenë të filloni (investoni) në idenë tuaj apo jo?. Plani i biznesit është shumë më shumë se sa një ushtrim akademik. Është një dokument i gjallë, evolutiv që shpreh ardhmërinë e kompanisë. Ku dëshirojmë të arrijmë me biznesin tonë? Si ta definojmë suksesin? Me çfarë pengesa do të ballafaqohemi? Cilat veprime duhet t’i ndërmarrim për të realizuar ose tejkaluar performancat e objektivave të dëshiruara?, siç po shifet është më shumë në aspektin e ndërmarrjes pra të kompanisë sesa në ndonjë formë tjetër. Çka nëse e shofim dhe mundohemi ta përdorim në një aspekt edhe më të madh se kaq, më frytëdhënës se kaq, gjithmonë duke u munduar ta shfrytëzojmë në maksimum dhe t’i nxjerrim dobitë dhe përparësitë e një plani të biznesi. Një plan i biznesit duhet të përmbajë: Hyrjen, Misionin, Vizionin, Prodhimin\Shërbimin, Udhëheqjen dhe Organizimin, Tregun, Konkurencën, Marketingun, Një plan operativ, Financimin, si dhe një rezyme të biznesit. Nëse planin e biznesit e kuptojmë edhe në aspektin Mikro dhe në atë Makro, atëherë në aspektin mikro kemi të bëjmë me një plan më të ngushtë që realisht përdoret vetëm në ndërmarrje për të shprehur idenë e biznesit, për qëllimin (Misionin) e ndërmarrjes, për të ardhmen (Vizionin) e ndërmarrjes për përparësitë dobësitë, rreziqet etj.., të gjitha këto janë të rëndësishme paraprakisht për atë që dëshiron të themeloj një biznes.

Sikur të ishte një ide që të përdoret një plan biznesi edhe në aspektin lokal (komunal), ndoshta do të kishim ndonjë ide më të kjartë për fillimin e një biznesi të ri në atë komunë, për kontrollimin më të saktë dhe të drejtë të bizneseve në atë rajon, për menaxhimin më të saktë me ekonominë komunale. Një plan i detajuar dhe i analizuar e pastaj i plasuar mirë në teren (praktikë), do të kontribonte në zhvillimin ekonomik të atij qyteti a vendi. Mbi të gjitha do të ishte një ide strategjike e shëndruar në një menaxhim të suksesshëm. Si p.sh. të kishte një Mision dhe një Vizion të kjartë, për zhvillim ekonomik, infrastrukturor, social, etj. Pastaj aspektin e prodhimt dhe të shërbimit të planit të përdoret në rregullimin e sherbimit të qytetarëve, në strategjinë e tatimeve komunale, që drejtpësëdrejti do të ndikonte edhe në përmirësimin e sherbimeve dhe kushteve për biznes. Ajo që është e rëndësishme një hartim i një plani të hartuar nga disa ekspert për zhvillimin në të gjitha sektorë në atë komunë, është e rëndësishme të jetë e zbatuar në praktikë, që ideja e paraqitur në plan të jetë e shfrytëzuar nga qytetatarët.

Ndërsa në aspektin Makro një Plan i biznesit do të ishte i shfrytëzuar në një kuptim më madhor sesa ai Mikro, do të kishte një strategji më të veqant ekonomik të një vendi. Përshkrimin e detajuar të rritjes së tregut nacional dhe luftimin e konkurences jo lojale apo rritjen e konkurencës së ekonomisë së vendit do të ishte madhështore ai plan që do ta realizonte këtë.
Me përshkrimin e idesë se si të arrihet deri tek ajo strategji dhe pastaj plasimi në praktikë nëse ajo ide ka qenë e suksesshme do të knaqte qytetarët dhe ekonominë e një vendi. E rëndësishme është hartimi i strategjisë biznesore, ekonomisë së vendit e pastaj analizimi në letër dhe nëse nuk është e arritshme më mirë është të dështohet në letër sesa në jetën reale, në treg e praktikë. Jo pas zbatimit të idesë së krijuar më parë, të vuaj pasojat qytetari, tregu, e mbi të gjitha vendi.

Gjithmonë pas një pune të suksesshme, paraprakisht është bërë një ide e realizuar mirë.

Autor: Mr. Xhevat Bytyqi
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: