Renditja e UEFA-s, Shqipëria lë pas Serbinë


E shtunë, 4 Prill 2015

Pas fitores së madhe ndaj Armenisë 2-1, Kombëtarja shqiptare ka marrë edhe një lajm tepër të mirë nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka shpallur listën e saj me Përfaqësueset më të mira për këtë muaj.

Në përditësimin e klasifikimit të Kombëtareve të kontinentit të vjetër, pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve “Francë 2016”, Shqipëria është ngritur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s.

Në këtë renditje, Shqipëria lë pas Serbinë, e cila ndodhet në vendin e 34-t. Ndërsa skuadrat tjera të grupit tonë janë renditur kështu: Portugalia në vendin e shtatë, Danimarka në vendin e 19-të dhe Armenia në të 37-tën.

Gjermania, Spanja dhe Anglia kryesojnë listën e UEFA-s, ndërsa ekipet që kanë gjitur më shumë pozicione janë Belgjika(6+), Suedia, Bosnia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani(5+).

quRlFxSl

Të fundit