Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rënie e përfitimeve dhe dhënies së kredive

Prizren Post | 10:54 - 07.11.2018

TIRANË – Përfitimet neto të sistemit bankar të Shqipërisë ranë në 14.3 miliardë lekë në fund të shtatorit, nga 16.9 miliardë që ishin një vit më parë.

Të dhënat jepen nga Shoqata e Bankave në Shqipëri.

Edhe dhënia e kredive shënoi rënia në 586.3 miliardë lekë, nga 607.6 miliardë që ishte në shtator të 2017-ës, thuhet në raportin e shoqatës, që citon të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Depozitat në banka u rritën në nivelin 1,174 miliardë lekë, në fund të shtatorit nga 1,161 miliardë një vit më parë, njofton TCH.


Etiketa:
Arivisti Company