Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Rinia e Aspiratave – RINAS” ndihmon 86 familje nevojëtare

Fotogaleri7 FotoPrizren Post | 19:40 - 08.07.2016

“Rinia e Aspiratave – RINAS” me qendër në Mitrovicë, në kuadër te aktivitetit “Dhuro sot që të kesh nesër”, ka bërë shpërndarjen e 86 pakove ushqimore për familjet e jetimëve dhe skamnorëve.

Ky aktivitet u realizua si rezultat i grumbullimit të 3,341.71 eurove gjatë tri ditëve të fundit të muajit të Ramazanit (2,3,4 Korrik 2016). Aktivistët e kësaj organizate, në bashkëpunim me Iniciativën “Zgjatma Dorën”, kanë qëndruar tri ditë rresht në 6 pika të qytetit kosovar, duke e realizuar këtë aksion humanitar.

Është viti i treti radhazi që “Rinas”-i ka fituar besimin e qytetarëve të këtij qyteti dhe ka dëshmuar se mitrovicasit janë solidarë dhe u dalin në ndihmë njerëzve në nevojë. Kjo organizatë rinore që pikësynim kryesor ka avancimin e të rinjëve në aspektin profesional dhe kulturor, bën përpjekje që me punë vullnetare të sensibilizohet edhe me kategoritë tjera të shoqërisë duke i ftuar në gjthëpërfshirje dhe unitet. “Rinas”-i, publikisht i falënderon të gjithë qytetarët e Mitrovicës për kontributin e tyre në këtë aktivitet dhe njëherësh shpreson që gjendja ekonomike në vendin tonë të përmisohet në të ardhmen.

Fotogaleri


Arivisti Company