E hënë, 17 Shtator 2018
Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, u ka bërë thirrje gjyqtarëve të ndeshjes, që t’i mbajnë një sy kah Neymar, pasi ai di të simulojë.
Liverpooli e pret të martën PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Robertson është në dijeni të talentit të padiskutueshëm të yllit të PSG-së, por ai thotë se gjyqtari Cuneyt Cakir duhet ta shikojë me kujdes këtë lojtar.
“Ajo që di unë është se ai është një lojtar i klasit botëror dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij”.
“Aftësitë e tij flasin për të. Po, njerëzit thonë se ai rrëzohet lehtë, por kjo nuk varet nga ne. Këtë gjë e vendos gjyqtari. Do të qëndrojmë larg kësaj”, ka thënë Robertson.
Etiketa: Andrew Robertson, Champions League, Liverpool, Neymar, Paris Saint-Germain