Ronaldo, lajm fantastik për Shqipërinë


E mërkurë, 22 Qershor 2016

Capture-144-650x358

Cristiano Ronaldo nuk ka shfaqur formë të mirë në “Euro 2016”. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë që shpreson në humbjen e Portugalisë nga Hungaria për t’u kualifikuar tutje.
Cristiano Ronaldo nuk ka shkëlqyer në dy ndeshjet e para të Portugalisë në “Euro 2016”.

Në fakt, ai ka bërë rekord tentimesh në portat e Islandës dhe Austrisë, por pa sukses.

Madje, në duelin ndaj Austrisë ai humbi edhe një penallti, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, forma e dobët e tij është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Skuadra kuqezi shpreson në fitoren e Hungarisë ndaj Portugalisë sot për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të mëtutjeshëm si një nga katër ekipet e treta me bilancin më të mirë.