E diel, 19 Gusht 2018
Juventusi e fitoi ndeshjen e parë sezonale ndaj Chievos, por jo ashtu siç pritej.
Që Zonja e Vjetër të merrte tre pikë e para kampionate shpenzoi më shumë energji sa që pritej, ata fituan në fund me rezultat 2-3.
Në këtë përballje nga minuta e parë luajti transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit italian, Cristiano Ronaldo.
Portugezi ishte aktiv gjatë gjithë takimit, por nuk arriti asnjëherë të tundë rrjetën e portës kundërshtare.
CR7 nuk e ka komentuar ende fitoren e parë të tij me Juven, por ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram.
Ai shikohet duke ushtruar në palestër, ndërsa në përshkimin e fotografisë ka shkruar: “Një diel të mirë”.
Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual të Serie A është kundër Lazios.
Etiketa: Cristiano Ronaldo, Juventus, Serie A