Rooney s’është i impresionuar, thotë se City nuk është në mesin e më të mirëve
Prizren Post | 12:29 - 17.12.2017

Tani sulmuesi i Evertonit, Rooney thotë se Manchester City nuk është në mesin e skuadrave më të mira në histori të Premier Ligës, transmeton Express.
Fitorja 4-1 ndaj Tottenhamit në shtunën në mbrëmje nënkuptoi se skuadra e Pep Guardilas mbetet skuadër e pamposhtur dhe e para në renditjen tabelore me 14 pikë epërsi.
City i ka shënuar 16 fitore radhazi në Premier Ligë, gjë që përbën rekord në këtë ligë, por kjo s’i ka lënë mbresa Rooneyt.
“Nuk jam i sigurt se City ka arritur aty [në mesin e më të mirëve]. Do t’i duhet të vazhdojë të fitojë dhe të bëjë më shumë”, ka thënë Rooney për TalkSPORT.
“Ka pasur shumë skuadra të mëdha ndër vite në Premier Ligë. Skuadra e City duhet të fitojë trofe dhe duhet ta bëjë këtë për një kohë të gjatë për t’u futur në të njëjtën kategori [me skuadrat më të mira në histori]”, ka shtuar Rooney.
Sulmuesi anglez ka theksuar se skuadra më e mirë në histori të Premier Ligës ishte ajo e Manchester United nga viti 2008.