E martë, 23 Tetor 2018
PRIZREN – Krahas punimeve që po bëhen në komunë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar edhe në disa shkolla për ta përmirësuar gjendjen në hapësirat përreth tyre.
Kështu, në shkollën “Abdyl Frashëri” në Ortakoll është bërë shtresimi i terrenit sportiv, ndërsa në shkollat speciale “Lef Nosi” dhe “Nënë Tereza” janë nivelizuar oborret dhe hapësirat përreth shkollave.
Etiketa: Prizren