E diel, 5 Shkurt 2017
Mitrovicë – Muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në Mitrovicë është rrënuar tërësisht.
Ky mur që u konsideruar ndarës për shqiptarët dhe serbët, tashmë është bërë rrafsh me tokë.
[youtube Gl03p3o_-vs]
Eskavatorët kanë ardhur pak para orësh 12 dhe kanë filluar rrëinimin e tij, që zgjati më pak se një orë.
Në vend ngjarje ishte edhe shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, e që e vlerësoi pozitiv rrëzimin e murit.
Po ashtu në vend ngjarje u pa edhe shefja e stafit të kryeministrit, Vlora Dumoshi.
Disa serbë lokal kishin dal ta shikonin rrënimin e murit, por pa shkaktuar ndonjë telashe.
Në vend ngjarje kishte forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe Karabinerë, transmeton lajmi.net.
Etiketa: Kosovë, Mitrovicë, rrenohet muri