E martë, 5 Janar 2016
Prishtinë – Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në komunikacion në komunën e Prishtinës, me gjithë angazhimin e zyrtarëve komunalë që të pastrohen ato.
Gazeta “Zëri” mëson se brenda 24 orëve janë shkaktuar 26 aksidente dhe 14 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Si pasojë e rrugëve të rrëshqitshme kanë ndodhur edhe shumë aksidente, si dhe një numër i madh i personave kanë kërkuar ndihmë në QKUK.
Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë duke punuar në pastrimin e rrugëve.
Etiketa: bora, moti, Prishtinë