Rrezik financiar me shpenzimin e rezervave shtetërore


E mërkurë, 26 Shtator 2018

Prishtinë – Shpenzimi enorm i rezervave shtetërore ka nxitur reagimin e monitoruesve të pasqyrave financiare të buxhetit shtetëror.

Ata janë duke paralajmëruar pozitë të vështirë të vendit si pasojë e keqmenaxhimit financiar të Qeverisë, të cilën e kanë quajtur krejtësisht të pakujdesshme në këtë aspekt. Mundësinë e shpenzimit të rezervave shtetërore nuk e kanë përjashtuar as përfaqësuesit e Qeverisë.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se në rast të shpenzimit të rezervave shtetërore mund të sigurohen mjete shtesë përmes rrugëve ligjore, të cilat garantohen nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike.

Etiketa: , , ,
Të fundit