Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rriqrat dhe Ethet Hemoragjike Krime-Kongo

Prizren Post | 01:20 - 03.07.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Rriqrat janë krijesa të imta të cilat quhen parazitë. Ato ushqehen me gjakun e shumë kafshëve nganjëherë edhe të njeriut. Rriqrat nuk kane krahë për të fluturuar, gjithashtu nuk mund të kërcejnë por ato udhëtojnë me këmbë apo transportohen nga kafshët ose shpezët.

Sezoni i rriqrave zgjat nga pranvera (mars) deri në vjeshtë (tetor/nëntor). Rriqrat janë prezent në 50% e territorit të Republikës së Kosovës në një lartësi mbidetare prej 334m -634m, jetojnë në pyje drurësh gjethorë, në shkurre deri në një lartësi maksimale prej 1,5 m mbi tokë si dhe në bari të lartë, ato presin gjahun e tyre ku duke kaluar pranë njeriu mund ti merr me vete ku mund te pickohet nga to.

Çfarë duhet vepruar po nëse pickoheni nga rriqrat

Mos u frikësoni. Rriqrat mund të transmetojë infeksionin vetëm atëherë nëse janë ngulitur në lëkurën tuaj dhe kanë tërhequr gjakun nga trupi juaj në një periudhë të konsiderueshme kohore (12 deri në 48 orë). Nëse vëni re se ndonjë rriqër është ngulitur në lëkuren tuaj atëherë sa me shpejt që është e mundur ta tërhiqni atë sa më afër lëkurës butësisht me piskatore ne mënyre qe te mos këputet trupi i saj apo te shtrydhet gjaku nga rriqra mbrapa në trupin tuaj qe mund te shkaktoi infeksion. Vendi i pickimit duhet të dezinfektohet, të pastrohet mirë me ujë dhe sapun, nuk bën të aplikohet ndonjë lloj i vajit apo vazelinë apo llak i thonjve. Nëse rriqra nuk është tërhequr e tëra por vetëm trupi ndërsa koka ka ngelur nen lëkuren tënde atëherë sa ma shpejt që është e mundur ta vizitoni spitalin apo shtëpinë e shëndetit me të afërm qe gjendet ne rajonin ku ju jetoni.

Si të mbrohemi nga pickimi i rriqrave

Për të marrë masa parandaluese kundër pickimit te rriqrave duhet te jemi vigjilent sa me shume gjatë muajve te ngrohta te vitit duke shmangur kontaktin direkt me rriqrat. Shmangja nga rriqrat arrihet duke mos kaluar ne zonat e pyllëzuar dhe te mbuluar me shkurre dhe me bar të lartë duke zgjedhur rruge alternative , përdorimi i mbathjeve , çorapeve, pantallonave kur kalohet nëpër këto vende si dhe përdorimi i disa repellentve (ilaç që përdoret kundër insekteve që mund te aplikohet në lëkurë, veshje si p.sh. DEED- Diethyl toluamide).

u171u120329_ticks

 

Shumica e rriqrave nuk bartin sëmundje, por disa prej tyre janë shkaktarë te disa sëmundjeve në disa vende të ndryshme të botës si Ethet hemorragjike Krime Kongo, Lyme, Ehrlichiosis , Human Granulocytic Anaplasmosis, Encefaliti i rriqrave (quhet edhe meningo-encefaliti i verës së hershme) etj. Në këtë broshurë ne do shtjellojmë njërën nga këto sëmundje e cila është prezent ditët e sotme në vendin tonë që janë Ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Çfarë janë Ethet hemorragjike Krime-Kongo?

Ethet hemorragjike Krime-Kongo (CCHF) shkaktohen nga infeksioni me virusin e rriqrave (Nairovirus) në familjen e Bunyaviridae . Sëmundja u karakterizua për here të parë në Krime në vitin 1944 dhe iu dha emri Ethet Hemorragjike të Krimesë. Në vitin 1969 sëmundja u paraqit në Kongo, duke rezultuar në emër aktual të sëmundjes Ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Në Kosovë rasti i parë i sëmundjes është regjistruar në vitin 1954 në fshatin Nishor të Suharekës ku rezultoi me 8 te vdekur.

 

Cilat janë simptomat e Ethet hemorragjike Krime-Kongo

Sëmundja fillon papritur, me shenja dhe simptome fillestare, duke përfshirë dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje në stomak, të vjella, sytë dhe fytyrë të skuqur, në raste të rënda, ndryshimet në disponim dhe perceptim ndijor. Ndërsa sëmundja përparon,mundë të shfaqet gjakderdhje e madhe nga hundët ,dhe gjakderdhje të pakontrolluara në pjesët e injektuara , këto simptome shfaqen në ditën e katërt të sëmundjes dhe mund të zgjasin rreth dy javë.

A është sëmundje ndonjëherë fatale?

Në epidemitë e dokumentuara të Ethet hemorragjike Krime-Kongo, normat e fatalitetit në pacientët e hospitalizuar ka variuar nga 9%- 50%.

 

Trajtimi i Etheve hemorragjike Krime-Kongo

Kujdesi i përgjithshëm mbështetet në trajtimin e simptomave që është një qasje kryesore në menaxhimin e sëmundjes të Etheve hemorragjike Krime-Kongo, gjithashtu Ribavirina është një bari antiviral që përdoret në trajtimin e kësaj sëmundje. Ende nuk ka një vaksinë që përdoret për ta parandaluar këtë sëmundje.


Bëni një koment