Rriten tensionet mes Turqisë dhe Gjermanisë: Nuk na frikësoni me kërcënime thotë Erdogan

Berlini zyrtar kishte njoftuar se po shqyrtonte të gjitha marrëveshjet e armëve me Turqinë, duke thënë se duhet të marrë parasysh të drejtat e njeriut gjatë marrjes së vendimeve për eksportin.

“Gjermania nuk ka fuqi për të shtypur Turqinë,” tha Erdogan.

Ndërkohë qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët e saj se rrezikojnë arrestim “arbitrar” në Turqi.

Ministri i Financave Wolfgang Schäuble akuzoi shtetin turk se po vepronte si Gjermania Lindore Komuniste  me arrestimin e njerëzve dhe mohimin e ndihmës konsullore.

“Njerëzit të cilët udhëtojnë në Turqi për arsye private apo biznes duhet te kenë jashtëzakonisht kujdes”, tha të enjten Ministria e Jashtme gjermane.

Por presidenti Erdogan e përshkroi paralajmërimin si “të pabazë”.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply