E diel, 8 Maj 2016
Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbi 11 milionë ose 40% është rritur importi dhe të hyrat gjatë katër muajve të parë të këtij viti, në raport me vitin e kaluar. Derisa totali i mbledhjes së akcizës në import të cigareve është 37.3 milionë euro.
Sipas një komunikate të Doganës, mbledhja e akcizës nga ana e Doganës është duke tejkaluar projeksionet, mbledhja adekuate, luftimit i kontrabandës dhe evazionit fiskal janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar.
Dogana thotë se importi dhe të hyrat janë rritur me mbi 11 milionë ose 40% më shumë se sa vitin e kaluar. Derisa totali i mbledhjes së akcizës në import të cigareve është 37.3 milionë euro.
“Derisa tek lojërat e fatit kemi arritur që secilin muaj të këtij viti të mbledhim afër një milion pra deri tani kemi mbledhur mbi 4 milionë euro, gjithsesi se vlen të theksohet se aksionet e shpeshta të ndërmarra nga Dogana kanë rezultuar me konfiskime dhe disiplinim të operatorëve me lojëra të fatit sepse vetëm në muajt e parë të këtij viti janë konfiskuar mbi 300 pajisje për lojëra të fatit”, thuhet në komunikatë.
Në vijim është paraqitur importi i cigareve për periudhën janar-prill 2015/2016 krahasuar për secilin muaj.
Etiketa: Duhani