Rritet në 70 numri i të vdekurve nga sulmi në Pakistan


E hënë, 28 Mars 2016

Lahore – Nga sulmi me bombë të ndërmarrë ditën e djeshme, numri i të vdekurve është rritur në 70 persona dhe janë plagosur afërisht 340 të tjerë, kurse 25 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.


Njoftohet se të paktën 70 persona kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë në një park argëtimi në Lahor të Penxhapit në Pakistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të mediave lokale në Pakistan theksohet se nga sulmi me bombë të ndërmarrë ditën e djeshme, numri i të vdekurve është rritur në 70 persona dhe janë plagosur afërisht 340 të tjerë. Gjithashtu theksohet se 25 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se sulmi në Lahor është kryer nga një kamikaz dhe se ishte ndaj popullatës e cila me rastin e pushimit të ditës dielës ndodhej në këtë park. Pas sulmit në vend u shpall 3 ditë zie.

Etiketa: ,
Të fundit