Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rrjedhin fotografitë e BMW Serie-3, që do të lansohet më 2018

Prizren Post | 23:20 - 12.07.2016

Deri më tani kompania e ka postuar jë fotografi, që e shfaqë konceptin e modelit të gjeneratës së shtatë të Serie-3.

Por magazinat që merren me zbulimin e veturave të pa lansuara, pamjet e së cilave mbahen të fshehta nga publiku, ia kanë dalë të sigurojnë dy fotografi, që tregojnë për këtë veturë.

BMW-2

Në dukje të parë, kjo përngjanë shumë me BMW Serie-5, por ka disa dallime të dukshme.

Pjesa e grillit dhe shenja dalluese kanë marrë formë tjetër, ndërsa edhe dritat kanë lakesa që nuk përngjajnë me ato të vendosura në modelet tjera.

BMW-3

Derisa pjesët anësore janë shumë më të fryra, duket se pjesa e brendshme është më e madhe dhe e bollshme.

Në anën tjetër, është herët të flitet se çfarë aftësi lëvizëse do t’i ketë kjo veturë.


Arivisti Company