Rrjetet sociale tejkalojnë televizionet për lajme


E mërkurë, 15 Qershor 2016

80558-4BsbcK0DmI

Rrjetet sociale kanë tejkaluar televizionin si burim kryesor i informacionit për të rinjtë që përdorin ato, thuhet në një studim të ri.

Të anketuarit e moshës 18 deri në 24 vjeçare, 28 për qind cituan rrjetet sociale si burimin kryesor të lajmeve, krahasuar me 24 për qind të televizionit.

Reuters Institute për hulumtime të gazetarisë gjithashtu ka bërë të ditur se 51 për qind e njerëzve me qasje “online” përdorin rrjetet sociale si burim të lajmeve.

Ky trend dhe përdorimi i vazhdueshëm i telefonave të mençur i ka dhënë mundësi rrjeteve sociale që të tejkalojnë modelet tradicionale të lajmeve.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 50 mijë persona nga 26 shtete.

Rrjeti më i fuqishëm në lajmet globale është Facebooku që ka ofruar mundësi për promovimin e lajmeve të televizioneve, por i ka bërë të varur për algoritmin që ka krijuar ky rrjet social.

Të fundit