Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Rruga për në ferr”: Vrima më e thellë në Tokë, aty ku “fshihen” sekretet e dy miliardë viteve më parë!

Prizren Post | 07:16 - 16.10.2017

Sipas mediave të huaja, rusëve u deshën 24 vjet që të arrijnë një thellësi prej 12 kilometrash dhe gërmimi i mëtejshëm nuk ishte i mundur për shkak të temperaturave të larta (rreth 180 gradë Celsius), për shkak se aty do të shkatërroheshin pajisjet.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, shkencëtarët ishin të befasuar nga zbulimi i ujit të lëngshëm kaq shumë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë gjetur edhe fosilet e planktonit dy miliardë vjet të vjetra.
Projekti përfundoi zyrtarisht në vitin 1994 dhe japonezët duan të tejkalojnë arritjen e Rusisë me një projekt të ri shpimi që do të fillojë në vitin 2030.

Ata planifikojnë të gërmojnë gjashtë kilometra nën “dyshemenë e oqeanit”.


Etiketa:
Arivisti Company